Pranga 36-vjeçarit, grabiste kisha të Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës kanë vënë në pranga shtetasin Bujar Kalemi, 36 vjec, i cili dyshohet se mban autorësinë e një serie vjedhjesh të kishave të këtij rrethi.
Ndalimi i tij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, në orët e para të mëngjesit, ka tentuar të vjedhë me thyerje Kishën e Kryqit të fshatit Labovë, në Libohovë.
Pasi ka thyer derën e jashtme të kishës, ai ka hyrë në ambientet e saj ku ka tentuar të shpërthejë me një levë hekuri kasafortën ku hidhen lekët nga besimtarët.
Mësohet se ky person, në fillim të vitit të kaluar, është dënuar nga Gjykata e Korçës me 1 vit burg për një sërë vjedhjesh të kulteve fetare si kisha dhe xhami në këtë rreth dhe ka dalë nga burgu në fillim të këtij viti.
Materialet rreth tij iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale të“Vjedhjes, kryer më tepër se një herë”, si dhe të “Vjedhjes, mbetur në tentativë”.