Berisha: Brenda 4 viteve Peqini do ketë infrastrukturë moderne

Fushata elektorale e kryeministrit Berisha u ndal sot pasdite në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Ilir Rrushi. Duke folur për arritjet e qeverisë, Berisha tha se brenda katër viteve të ardhshme, Peqini nuk do të ketë asnjë rrugë pa shtruar. Kryeministri premtoi gjithashtu para mbështetësve se qeveria do të financojë çdo projekt për Peqinin në katër vitet e ardhshme. “Në 5 vitet e shkuara investuam në 400 kilometra rrugë në Qarkun e Elbasanit dhe mbi 60 qendra shëndetësore”, tha Berisha. Më tej zoti Berisha mbrojti arritjet ekonomike të Shqipërisë. Ekonomia e vendit tonë, sipas tij, qëndron në krye të vendeve europiane. Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje se në 8 maj do marrë ndëshkimin e duhur, alternativa e shpifjes, urrejtjes dhe nihilizmit.