E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosove EULEX-i heton pjesetare te personelit te tij

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur se ka pezulluar nga puna nje punonjes nderkombetar te ketij misioni ndersa disa te tjere jane transferuar perkohesisht ne detyra te tjera brenda misionit per shkaqe sigurie.

Ne nje njoftim te shkurter te ketij misioni thuhet se te gjithe keta persona kane qene pjese e Njesitit per Mbrojtje te Afert te ngarkuar per sigurine fizike te Shefit te Misionit.

Pezullimi dhe transferimet jane marre si masa mbrojtese pasi  aftesia e njesitit per te kryer detyrat e tij eshte komprometuar thuhet ne njoftim por pa dhene me shume hollesi rreth natyres se veprimeve qe kane cuar ne keto masa.

Misioni po ashtu ka njoftuar se nje hetim i vecante i brendshem lidhur me akuzat per keqperdorim te postit zyrtar i cili eshte pothuajse ne perfundim eshte i pa ndikueshem dhe po vazhdon. Rezultatet e ketij hetimi priten para fundit te muajit.

Nje pjese e medieve ne Kosoves shkruan keto dite se nje punonjes i larte i EULEX-it ka shperdoruar poziten e tij zyrtare duke abuzuar personelin vendas te misionit dhe duke i kercenuar ata ne rast te denoncimit. Zyrtare te EULEX-it nuk bene te ditur identitetin e zyrtarit te tyre qe po hetohet e as natyren e veprimeve por thane se po hetohen me hollesi te gjitha dyshimet e ngritura.

Ne prill te vitit te kaluar EULEX- i hapi hetime per perfshirjen e nje grupi pjesetaresh te tij ne veprimtari te paligjshme pasi qe doganat e Maqedonise bene te ditur se kishin penguar nje perpjekje per futjen e paligjshme te nje sasie te madhe te cigareve dhe pijeve alkoolike nga Kosova. Sipas zyrtareve maqedonas mallrat e paligjshme qene zbuluar ne nje autobus me targa regjistrimi te Rumanise ne te cilin ndodheshin 16 pasagjere te gjithe shtetas rumune te punesuar ne misionin EULEX-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›