E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha njeh qytetarët e Kombinatit me platformën e tij të qeverisjes së Tiranës

17-04-2011 / Gazeta 55

Prezantohet Luzhiana Abazi për njësinë bashkiake nr 6


“Arsimi është një nga shtyllat kyçe të programit të kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha”. Gjatë prezantimit të kandidates per kryetare të njesise bashkiake numër 6, Luzhiana Abazi, Basha tha se në projektin e tij parashikohet ndërtimi i 16 shkollave të reja dhe krijimi i kushteve për mesimdhenie cilësore. Mbështetja për studentët zë një vend të vecante. Përvec krijimit të lehtësirave infrastrukturore, Basha tha se permes bursave dhe projekteve të vecanta do tu krijojë mundësi të gjithë rinjeve të Tiranes të kryejne arsimin e larte “Unë jam bir i dy prindërve të thjeshtë, si qindra e mijëra të rinjë dhe të reja sot në këtë shesh dhe anëembanë qytetit tonë. I vetmi privilegjh, e vemja mundësi që më është dhënë në jetë është mundësia për një arsimim të mirë dhe për një shkollim të mirë. Unë do të punoj natë e ditë që në këtë qytet ku sot ka me dhjetra e dhjetra mijë të rinj, secilit prej tyre ti ofrohet mundësia për një arsim universitar. Sepse arsimi i qytetarëve të rrnj të Tiranës, është e ardhmja e Tiranës dhe qytetareve të saj”, u shpreh Basha. Pervec arsimimit, Basha është angazhuar edhe në punësimin e të rinjve.  Në këtë funksion, Basha synon qe në katër vjet të thithe 1 miliard euro investime në Tiranë. Po kështu, Basha tha se permes një fondi të vecante do te ndihmohen ciftet e reja për strehimin.  Përsa i përket infrastrukturës, Basha beri me dije se parashikon  lidhjen e kombinatit me Tiranen përmes tramvajit. “Sa u çudit zoti qytetar i parë kur ne folëm për punësimin. A mund të imagjinoni të dashur bashkëqytetarë të mi, se sa e çuditshme duket për cdo Kryebashkiak tjetër në botë, fakti që problem i parë i qytetit dhe qytetarëve tanë, nuk qenka problem i parë i kryebashkiakut tonë. Unë zotohem para jush se zhvillimi i infrastrukturës për te mbështetur punëdhënësin më të madh në këtë qytet, dhe thithja e 1 miliard eurove investimeve në Tiranë në katër vitet e ardhshme janë prioritetet e mia numër një. Kombinati dhe Njësia juaj vendore vuajnë  lidhjen e ngadalte,  sfilitëse, të kushtueshme, me pjesët e tjera të qytetit. Projekti im për Tramvajin nuk shkon deri në Durrës, por shkon deri në Kombinat. Nuk mjafton të nxierrim Kombinatin në qendër, ne do të sjellim standartet e qendrës në Kombinat. Projekti ynë është plotësisht i realizueshëm, sepse ne do ta vemë qytetin dhe qytetarët  të parët”, tha para banorëve kandidati për kryebashkiak. Duke shpalosur programin e tij, Basha tha se parashikon investimeve ne cdo cep te kombinatit në mënyrë që banoreve t’u krijohen kushte normale jetese.


Mesila Doda: Bashkia e Tiranës gjatë periudhës socialiste, pa vizion për qendrat sociale


“Për 11 vjet rresht, Bashkia e Tiranës nuk ka pasur asnjë vizion të qartë për funksionimin e qendrave sociale në këtë qytet”


Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, deklaroi se Bashkia e Tiranës gjatë periudhës që është udhëhequr nga socialistët, nuk ka pasur asnjë vizion për funksionimin e qendrave sociale. “Për 11 vjet rresht, Bashkia e Tiranës nuk ka pasur asnjë vizion të qartë për funksionimin e qendrave sociale në këtë qytet. Edhe ato pak qendra sociale që kanë përfituar ambiente nga Bashkia për fat të keq sot nuk kanë fonde për të vazhduar aktivitetin e tyre”- theksoi Doda.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›