Kandidatura e Leskajt, sot shqyrtim te Ekonomia

Komisioni i Ekonomise
TIRANE- Komisioni i Ekonomise pritet te marre ne shqyrtim sot dekretin e presidentit Bamir Topi, per emerimin e Bujar Leskajt ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit.
Shqyrtimi ne mbledhjen e sotme te komisionit, vjen pas vendimit te marre ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, per votimin e kesaj kandidature.
Nderkohe qe deputetet e maxhorances, pas dokortesise ne mbledhjen e grupit pritet te votojne pro Leskajt ne krye te KLSH-se, deputetet e opozites do te votojne kunder.
Grupi parlamentar i PS-së vendosi dje që do të votojë kundër kandidaturës së Leskajt, madje kete e deklaroi haptazi qe ne krye te mbledhjes per mediat lideri i PS-se, Edi Rama.
Dekretimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor, pas rrezimit te Sali Shehut, dekretuar si kandidatura e pare e zgjedhur nga kreu i shtetit.