E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me bashkëshorten, i vë zjarrin shtëpisë

CËRRIK- I ka vënë flakën shtëpisë në gjaknxehtësi e sipër, pas një grindjeje me bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 në Cërrik dhe ka lënë jashtë familjen me 5 fëmijë.

Sipas policisë, mësohet se shtetasi Kastriot Ymeri, 43 vjeç ka spërkatur banesën me benzinë e më pas i ka vënë flakën.

Nga zjarri nuk ka pasur asnjë familjar të lënduar, por dëmi ka qenë i madh, pasi banesa duket se është djegur krejtësisht.

Sipas hetimeve të para dyshohet se gjithçka ka nisur pas një grindjeve mes bashkëshortëve, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›