E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Rritja e numrit të emigrantëve e azilkërkuesve mund të rikthejë vizat

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkueseve në vendet e zonës Shëngen ka sjellë paralajmërimin e ministrave të Brendshëm të BE-së për rikthimin e regjimit të vizave.

Në një raport të paraqitur dje nga ministrat e Brendshëm të BE-së thuhet se sfidat që paraqet situata e fundit e rritjes së fluksit të emigrantëve mund të minojë besimin në aftësinë e shteteve anëtare të BE dhe shqetësimet e saj të sigurisë së brendshme për të menaxhuar fluksin e azilkërkuesve në zonën e BE.

Në dokument theksohet fakti se rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm imponon marrjen e masave, por  kjo nuk mund të jetë në dëm të lëvizjes së njerëzve brenda zonës Shengen, çka nënkupton rivendosjen e regjmit të vizave dhe kontrolleve kufitare vetëm për disa shtete të caktuara.

Shqipërisë dhe Bosnjes iu dha e drejta e udhëtimit pa viza drejt vendeve të zonës shëngen në fund të vitit 2010.

Kohët e fundit janë dhënë sinjale për rritje të numrit të emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve nga Ballkani në drejtim të vendeve perëndimore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›