E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatura e Zaganjorit fut Ramën në shinat e procesit

03-06-2012 / Gazeta 55

Kandidatura gjithëpërfshirëse e Xhezair Zaganjorit shkërmoqi ultimatumin me 4 kushte të Edi Ramës, e cila po helmonte klasën politike. Profili i tij institucional si dhe i baraslarguar nga klasa politike e detyroi kryetarin e opozitës ta priste atë në zyrë, të ndalte sulmin e baltosjes ndaj tij si dhe të ulet në takim me kryetarin e mazhorancës, pa kushte e pa ultimatum me pika
Sot takimi Berisha-Rama, në rend të ditës vetëm çështja e zgjedhjes së Presidentit

Sot në orën 20.30 kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama do ulen në tryezë në kuadër të bisedimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Kandidatura gjithëpërfshirëse e Xhezair Zaganjorit shkërmoqi ultimatumin me 4 kushte të Edi Ramës, e cila po helmonte klasën politike. Profili i tij institucional si dhe i baraslarguar nga klasa politike e detyroi kryetarin e opozitës ta priste atë në zyrë, të ndalte sulmin e baltosjes ndaj tij si dhe të ulet në takim me kryetarin e mazhorancës, pa kushte e pa ultimatum me pika.
Takimi Rama-Berisha është përfolur si i mundshëm që në momentin kur raundi i parë i zgjedhjes së presidentit u konsumua pa votim. Kryeministri Berisha deklaroi se është i gatshëm të ulet me Ramën, por duke mos pranuar kushte dhe pazare në tavolinë, në kërkim të një procesi që do të sjellë rezultat.
Takimi mes dy krerëve të politikës vjen pas dy takimeve mes negociatorëve demokratë dhe socialistë, të kryesuar nga drejtuesit e grupeve parlamentare Patozi dhe Ruci. Në këto takime, socialistët u ulën në tryezë me kushtin për përmbylljen paraprake të reformave dhe kufizimin e imunitetit, ndërsa kandidatin konsensual të mazhorancës Zaganjorin e cilësuan si të njëanshëm, qëndrim që u shfaq dhe një ditë më parë pas takimit që Zaganjori pati me kryesocialistin Rama.
Votimi i dytë për presidentin është të hënën, priten rezultate e takimit për Berisha-Rama për të parë nëse në këtë votim do të shkohet zyrtarisht me një kandidat apo jo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›