E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Sequi takon kryesocialistin Rama

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar sot një takim informal me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
 

Për rreth 1 orë ambasadori Sequi dhe kreu i PS-së Rama kanë konsumuar një kafe së bashku ndërsa pas takimit të dyja palët nuk kanë dhënë asnjë prononcim për mediat.

Mendohet se në fokus të bisedimeve mes ambasadorit Sequi dhe kryesocialistit Rama mendohet të ketë qënë zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

Takimi Sequi-Rama zhvillohet vetëm disa orë përpara se kryesocialisti të takohet me kryeministrin Sali Berisha në kryesinë e Kuvendit.

 Ndërkohë, nesër është edhe raundi i dytë i votimit në parlament. Mazhoranca ka zgjedhur si kandidat të saj, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori por kjo kandidaturë është kundërshtuar nga opozita e cila e ka cilësuar si të njëanshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›