E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidimi i Fatos Nanos

Sot në emisionin në “Top Story” pritet deklarimi i shumëpritur i Fatos Nanos si kandidati i parë për President të Republikës.

Ish-kryeministri i fundit socialist do të jetë në një intervistë të thellë me Sokol Ballën per shanset e zgjedhjes si president, votat e kujt do marrë dhe kandidat i kujt do shpallet.

Raportet me treshen Rama-Meta-Berisha. Çfarë mendon ai se ndodhi në 21 janar dhe në 8 maj këtu në Tiranë. A është Shqipëria pranë një rotacioni politik?

Cili është projekti i Nanos president, për një arbitër të rreptë por jo konfliktual me palët? Dhe çfarë do bëjë Nano në 2013-ën, nëse edhe kësaj radhe shuhet shpresa e tij per president!

Gjithçka në ora 21. Fatos Nano, intervista e pritur prej tre vjetësh, sonte në “Top Story”, aty ku gjërat thuhen për herë të parë!

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›