E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Need for Speed", bëhet film

Për kënaqësinë e të gjithë tyre që e preferojnë, loja e njohur kompjuterike “Need For Speed” (Nevoja për Shpejtësi) së shpejti do të bëhet film, njofton portali Hollywood Reporter.

Ndryshe, "Need for speed" është një lojë vozitësish virtualë, versioni i parë i së cilës u shfaq në vitin 1994. Që nga ai vit Cd’të dhe DVD’të e kësaj loje janë shitur në mbi 1000 milionë kopje, ndërkohë që janë bërë 15 versione të saj: për kompjuterë, për konzolla të ndryshme dhe për telefona celularë. Kështu, ky serial i lojës për gara me automobila është shndërruar në serinë të suksesshme të lojërave kompjuterike deri më tani.

Shtëpia filmike Dreamworks ka blerë projektin për xhirimin e filmit të bazuar në këtë lojë. Aktualisht, skenaristët John dhe George Gettins po punojnë në përshtatjen e lojës për bartje në shiritin filmik.

Ende nuk dihet se kush do të luaj në film, ndonëse shtypi hollivudian qysh tani parashikon një film bestseller.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›