Tajlandë, fotoja pornografike ngjall debate në parlament
BANGKOK- Publikimi i një fotoje pornografike të një gruaje të zhveshur në ekranet gjigante të parlamentit tajlandez turbulloi sot debatet e të zgjedhurve, të cilët po diskutonin për amendamentet e diskutueshme të Kushtetutës.
Pamja doli për pak kohë në ekranet, që zakonisht tregojnë fytyrën e oratorit, gjatë një sesioni të përbashkët të të dyja dhomave të parlamentit.
Monitorët u fikën shpejt dhe u hap një hetim. Presidenti i dhomës së Ulët, Somsak Kietsuranond, tha se një zyrtar i kishte shpjeguar se sinjali kishte ardhur nga jashtë parlamentit.
"Ne nuk kemi mbrojtje kundër piraterisë", theksoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)