E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënohet dita ndërkombëtare e trashëgimisë

Përpos që të mërkurën organizoi një solemnitet për shënimin e 18 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) shfrytëzoi rastin për shpalosjen e një sërë aktivitetesh që ndërlidhen me këtë lëmi.

Ndryshe, në solemnitetin e organizuar në Muzeun e Kosovës i pranishëm ishte ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, por edhe përfaqësues institucionesh vendore e ndërkombëtare. Ministri Krasniqi numëroi të arriturat e deritanishme, dhe shpalosi planet e ardhshme të ministrisë për lëmin e trashëgimisë.

Ngjarja, mes tjerash, u shfrytëzua nga Ministria e Kulturës për promovimin e doracakut arkeologjik të vendit, të hartuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe për promovimin e video-klipit sensibilizues për trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu, ditën ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, MKRS e shfrytëzoi edhe për hapjen e një ekspozite arkeologjike dhe etnologjike, dhe për ndarjen e mirënjohjeve partnerëve të saj në fushën e trashëgimisë kulturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›