Kandidimi i Rames, plan per bllokim

Kundershtaret e Edi Rames, jo vetem qe po perpilojne me detaje platformen e tyre per te "majten e re", por po angazhohen te dalin ne baze dhe te bindin delegatet qe ne Kongresin e Jashtezakonshem, te mos mbeshtesin rikandidimin e Rames ne krye te partise. Ne kohen kur kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Rama vijon pushimet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, grupi i deputeteve qe ishin pro njohjes se rezultatit te zgjedhjeve, u mblodhen ne kryesine e Kuvendit per te diskutuar hapat qe do te ndjekin. Keshtu, diten e djeshme, deputetet pro krijimit te se majtes se re, qe nuk ndjek moton "pertej se majtes dhe pertej se djathtes", u mblodhen tek zyra e nenkryetarit te Kuvendit, Ylli Bufi per te percaktuar veprimet qe do te ndjekin deri ne zhvillimin e Kongresit te Jashtezakonshem te PS-se, ne 29 gusht. Ben Blushi, Ylli Bufi, Anastas Angjeli, Kastriot Islami, Eva Allushi, Rrapush Tola, Edlira Haxhiymeri, Flamur Hoxha, Viktor Doda, Mark Nikolli dhe Saemira Pino u mblodhen dje tek zyra e Bufit, per te diskutuar hapat qe do te ndjekin deri ne kongres. Nga takimi i djeshem, anetaret e Partise Socialiste, arriten ne vendimin se duhet te dalin ne baze per te zhvilluar takime intensive me delegatet e PS-se qe do te marrin pjese ne Kongres, per te siguruar sa me shume forca kunder rikandidimit te Rames ne krye te selise roze. Keshtu, secili prej tyre, do te shkoje ne zonat ku kane me shume kredenciale per te diskutuar mbi situaten aktuale ne PS dhe qendrimin qe duhet sipas tyre mbajtur ne 29 gusht, qe Rama ne baze te statutit te mos rikandidoje me per drejtimin e partise. Nderkohe qe grupi i mendimit ndryshe, po pergatit ne detaje platformen per te majten e re, e cila do ti paraqitet kongresit. Ne kete platforme, do te te jene ne vija te trasha ate cka dhe Ben Blushi rikonfirmoi dite me pare, si ndryshimi i statutit ne menyre qe dhe baza e PS-se te kete fuqi. Grupi i socialisteve po pergatit dhe fjalimet qe do te mbajne ne Kongres, ku do ti meshojne fort faktit per mos rikandidimin e kryetarit socialist Rama. Per te arritur ne kete qellim, anetaret socialiste, do te tentojne gjate gjithe ketyre diteve te mbetura te mbledhin dhe sa me shume delegate rreth vetes per te mbeshtetur platformen dhe mendimin e tyre.
Mungesa
I vetmi qe mungoi ne takimin e djeshem, ishte Arben Malaj. Socialisti jo vetem qe eshte mbeshtetes i platformes per te majten e re, por edhe ka pranuar kandidimin e tij per postin e kryetarit te PS-se ne Kongresin e Jashtezakonshem.
Platforma per te Majten e Re, u shpall nga Ben Blushi
Ben Blushi zbuloi dite me pare ne vija te trasha, projektin per te majten e re. Se bashku me nje grup anetaresh te PS-se, projekti per te majten e re do te bazohet ne tre elemente kryesore. Fillimisht, projekti do te tentoje ti jape me shume fuqi forumeve duke ndryshuar disa elemente te statutit te partise, ne menyre qe vendimmarrja ne PS te kete me shume fuqi. Po keshtu, Blushi tha se se dyti, ne kete projekt do te kerkohet qe te rritet cilesia e PS-se ne opozite, si duhet te sillet kjo force politike dhe qendrimi qe duhet te mbaje grupi parlamentar i PS-se ne parlament. Se treti sipas Blushit, do te kerkohet korrektimi i doktrines se PS-se. Cka do te thote sipas tij, e selia roze te shkeputet nga koncepti pertej se majtes dhe pertej se djathtes, dhe ta formatoje veten brenda se majtes se re. Per te dhe grupin e PS-se qe e mbeshtet, selia roze ka nevoje per nje filozofi te re. Filozofi qe ti coje zgjedhesve ne cdo cep te vendit, ate qe ata presin.