Olldashi: Bashkia e Durresit mban peng apartamentet per te pastrehet
Bashkia e Durresit po mban peng shperndarjen e apartamenteve per te pastrehet. Shqetesimin ne lidhje me kete fakt e ka ngritur dje Ministri Puneve Publike dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Jane dy objekte banimi te ndertuara me fonde te buxhetit te shtetit gjate viteve 2006-2007, te cilat rezultojne ende te pashperndara nga Keshilli Bashkiak i qytetit te Durresit, tha Olldashi. Nga ana tjeter deri me sot Bashkia Durres nuk ka paraqitur asgje ne Keshillin Bashkiak duke sjelle qe 48 apartamenteve t'iu rritet kosto per arsye te ruajtjes. Kreu i transporteve ka lajmeruar se, nese brenda dates 30 shtatorit institucioni i Bashkise dhe Keshilli Bashkiak i qytetit te Durresit nuk do t'i japin zgjidhje ketij problemi nepermjet procedurave qe lejon ligji nr.9232, date 13.05.2004, do te nderhyhet nepermjet Entit Kombetar te Banesave per te bere shpalljen e listes se fituesve dhe shperndarjen e 48 apartamenteve. Kjo eshte nje mase mese e domosdoshme nga pikepamja ekonomike dhe sociale, pasi Enti Kombetar i Banesave nuk ka filluar te vjele te ardhurat nga investimet dhe 48 familje te qytetit te Durresit vazhdojne te rezultojne te pastreha dhe te mos gezojne banesat e tyre. "Pavaresisht korrespondences se vazhdueshme qe kemi pasur me Ministrine e Brendshme, Entin Kombetar te Banesave dhe Bashkine e Durresit, kjo e fundit nuk ka marre asnje veprim per ndarjen e ketyre e 48 apartamenteve te ndertuara me fondet e buxhetit te shtetit ne qytetin e Durresit pavaresisht se kane kaluar 2 vjet nga perfundimi" tha Olldashi. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka siguruar nje kredi prej 15 milione eurosh vitin qe shkoi per ndertimin e rreth 1100 apartamenteve ne qytetet kryesore. Disburesimi kredise ka nisur per kater qytete, si Berati, Kavaja, Peshkopia dhe Fieri, te cilat jane perfshire edhe ne nje projekt pilot per ndertimin e banesave sociale. Me pas puna do te vijoje edhe ne pese bashki te tjera. Keto apartamente do te jepen kundrejt nje qiraje shume te ulet, ku do te perfitojne shtresa ne nevoje, pa banesa ne pronesi, me te ardhura te ulta. Perparesi do te kene invalidet, te moshuarit pa te ardhura dhe qiftet e reja deri ne moshen 50 vjec qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme dhe qe nuk kane banesa ne pronesi.
Kategorite qe perfitojne
Perfitojne familjet qe plotesojne dy kushte baze:
Nuk disponojne banese ne pronesi (ketu perfshihen ata qe banojne ne banesat e ish pronareve)
Invalide dhe persona me aftesi te kufizuara.
Persona qe kane statusin e jetimit.
Gra te divorcuara qe kane ne ngarkim femije.
Te moshuar pa perkrahje.
Cifte te reja deri ne moshe totale 55 vjec.
Te pastrehet perfitojne kredi pa interes
Te pakten 12 mije familje te pastreha ne Shqiperi qe u perkasin familjeve me te ardhura te pakta dhe me probleme sociale do te perfitojne kredi pa interes per te blere shtepi. Deri tani cdo i pastrehe qe merrte kredi te bute nga shtetit pervec kestit mujor paguante dhe 3 per qind te interesit, por sipas udhezimit me te fundit te Ministrise se Financave ky 3 perqindesh do te subvencionohet teresisht nga shteti. "Numri i familjeve qe do te perfitojne nga skema e qeverise per strehimin eshte relativisht i larte, rreth 12 mije te pastrehe. Trajtimi i tyre eshte ndare me grupe dhe kete vit eshte parashikuar te trajtohen mbi 5 mije te pastrehe", tha dje per median zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu Sipas tij pas bllokimit per nje kohe te gjate te ketij procesi eshte riaktivizuar politika per te pastrehet, duke u ofruar kredi te gjithe atyre qe kane statusin "te pastrehe". Duke u ndalur ne procedurat e ndjekura per te zbatuar kete skeme te qeverise, Shehu tha se "vitin e kaluar u be edhe perzgjedhja e bankave, te cilat do te ofrojne kredine per ata qe kane statusin e "te pastrehut" te konfirmuar nga Keshillat Bashkiake, por njekohesisht banojne ne shtepite e ish-pronareve". Qellimi i kesaj skeme qe po aplikon qeveria eshte i dyfishte. "Se pari te perfitojne kete mbeshtetje te garantuar me nje ligj te posacem te pastrehet, dhe se dyti ish-pronaret te marrin pronat e tyre", sqaron Shehu. Ky hap per subvencionimin e interesave te kredive vjen ne momentin kur interesat bankare per kredite jane ne rritje dhe kur bankat shikojne statusin dhe nivelin e te ardhurave te atyre qe marrin kredi. "Ne synojme mbeshtetjen e te pastreheve me qellim qe te mundesojme realisht marrjen e kredive nga bankat", shton Shehu. Ne njerin grup perfshihen te pastrehet qe kane fituar statusin "si te pastrehe" ne vitin 1993, dhe ne tjetrin familje me te ardhura te pakta dhe familje ne nevoje qe trajtohen me ndihme ekonomike, por edhe ato qe kane ceshtje te tjera me karakter social dhe qe jane subjekt i ligjit per Banesat Sociale.