Gjermania: Opozita, te bashkepunoje me qeverine

Ambasadori gjerman ne Tirane, Bernd Bochard ne nje interviste ekskluzive per DE i konsideron zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit nje hap perpara, ndonese konstaton mangesi ne procesin e votimit dhe te numerimit. Ne kete interviste, teksa ka evidentuar disa nga arritjet por dhe shkeljet e konstatuara nga ana e nderkombetareve gjate periudhes se fushates zgjedhore, dites se zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, sidomos gjate numerimit te votave, ambasadori gjerman nuk ka munguar te shprehet se eshte e domosdoshme qe mazhoranca dhe opozita te bashkepunojne. Pasi sipas tij, reforma e medha integruese kane nevoje jetesore per mbeshtetjen e opozites. Njeheresh, ai ka nenvizuar faktin se bashkepunimi i Gjermanise me Shqiperine, dhe mbeshtetja per shqiptaret dol te vijojne me nje intensitet akoma te te madh ne te ardhmen. Sidomos ne elementet qe jane dhe kushte per integrimin e Shqiperise ne BE. Nderkohe ambasadori gjerman ka evidentuar faktin se duke pare progresin e Shqiperise, plotesimi i kushteve te vena nga ana e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave me BE por dhe per integrimin ne kete organizem, eshte i realizueshem.
Me shpalljen nga KQZ, te rezultateve zyrtare perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, perfundoi edhe procesi elektoral. Si e vleresoni kete proces? A i plotesuan keto zgjedhje standardet nderkombetare?
Me 28 Qershor 2009 shumica e qytetareve te Shqiperise ushtruan ne nje menyre dinjitoze te drejten e tyre demokratike per te zgjedhur nje qeveri te re. Zgjedhesit treguan nje nivel te larte pjekurie dhe pergjegjesie. Do te doja te theksoja, gjithashtu se eshte bere nje progres i dukshem ne regjistrimin e zgjedhesve, procesin e identifikimit me kartat e reja te identitetit dhe pasaportat. Nga ana tjeter, kemi qene deshmitare te zhvillimeve, qe jane per te ardhur keq. Ka pasur shume deklarime per presionin e ushtruar ndaj nepunesve te sektorit publik apo studenteve, gjate fushates elektorale. Vezhguesit mund te provojne disa prej tyre. Ka patur deklarime edhe per abuzimin me burime te administrates, disa prej te cilave jane konfirmuar. Shpresoj se kjo do te riparohet ne te ardhmen, pasi eshte ne kundershtim me Dokumentin e Kopenhagenit (te OSBE/se) mbi zgjedhjet. Gjate procesit te numerimit vezhguesit vleresuan se numerimi ishte i keq, ose shume i keq ne 1/3 e qendrave te numerimit. Kjo ishte me keq se ne 2007, kur me pak se 1/4 e qendrave te numerimit u kritikuan per kete gje. Nje ceshtje tjeter problematike jane raportimet per largimin nga puna ne sektorin publik te militanteve, zyrtareve dhe vezhguesve zgjedhore te Partise Socialiste. Per sa i perket nje deklarate te pergjithshme mbi zgjedhjet jemi ne pritje te raportit perfundimtar te ODIHR-it, i cili do ta mbeshtese vleresimin e tij ne nje baze te gjere te vezhgimeve te qindra vezhguesve zgjedhore.
A keni ndonje mesazh per opoziten e majte, duke patur parasysh deklaratat e kreut te saj, Edi Rama, per zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe pjesemarrje ne Parlament, per t'i pergatitur keto zgjedhje?
Shume nga reformat, qe Shqiperia ka perpara ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE, kerkojne nje shumice te cilesuar ne Parlament. Prandaj shpresojme qe opozita do te zgjedhe te mbaje nje qendrim konstruktiv lidhur me reformat per legjislacionin. Opozita ka detyren te perfaqesoje interesin e elektoratit te saj ne kete diskutim ne Parlament. Nuk besoj se nje pjese e konsiderueshme e elektoratit ka interes per ngadalesimin e procesit te reformave ne Shqiperi. Jam i bindur se qeveria dhe opozita mund te gjejne zgjidhje kompromisi per shume nga paketat e reformave e duhura.
Liberalizimi i vizave brenda vitit 2010 eshte nje nga prioritetet e qeverise se re Berisha - Meta. Gjermania po ndihmon Shqiperine ne permbushjen e kushteve te kerkuara nga Komisioni Evropian permes financimit te nje projekti te Kombeve te Bashkuara, per Ballkanin Perendimor, projekt qe synon rezultate me te mira ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale, menaxhimit te integruar te kufijve. A mund te tregoni me me hollesi per mbeshtetjen e Gjermanise qe Shqiperia te permbushe kushtet e KE dhe te meritoje liberalizimin e vizave brenda vitit te ardhshem?
Ne fillim te vitit 2008 shtetet anetare te BE-se ngarkuan Komisionin Evropian te hartonte "Udherrefyesit e liberalizimit te vizave", per vendet e Ballkanit Perendimor. Kete vere isha i lumtur kur degjova se liberalizimi i vizave do te filloje me tre vendet e para, gje qe tregon se liberalizimi i vizave eshte nje oferte serioze. Po ashtu, Bosnje - Hercegovina dhe Shqiperia moren nga Komisioni i BE-se nje informacion te detajuar, per sa i perket hapave qe duhen te hedhin, qe edhe ato te gezojne liberalizimin e vizave. Qe kjo te ndodhe, lypsen hapa te metejshme ne fushen e sigurise se dokumenteve, luftes kunder migrimit ilegal, sigurise dhe rendit publik, e marredhenieve te jashtme dhe te drejtave themelore. Miratimi i nje ligji kunder diskriminimit, i cili do te prezantohet se shpejti ne Parlamentin e ri te Shqiperise eshte pjese e paketes. Nje ceshtje tjeter e rendesishme eshte lufta kunder krimit te organizuar, kunder trafikimit te qenieve njerezore, strategjia antidroge, lufta kunder korrupsionit dhe krimeve financiare, sic eshte pastrimi i parave. Shpresojme qe Komisioni Evropian do te informoje vendet anetare lidhur me progresin e arritur nga Shqiperia dhe B -H, dhe me pas shtetet anetare, me vendim shumice, mund te vendosin per heqjen e mundshme te regjimit te vizave, nese Komisioni Evropian e propozon kete mbi bazen e progresit te arritur. Duke marre parasysh progresin e dukshem te bere deri tani nga Shqiperia, shpresoj qe ajo do te jete ne gjendje t'i arrije se shpejti keta parametra te rendesishem. Gjermania kete vit po ben nje perpjekje thelbesore per te mbeshtetur Shqiperine ne kete fushe. Ju permendet programin rajonal. Ai ka nje vlere prej afro 1 milion euro dhe Shqiperia eshte pjese e ketij programi. Edhe ne nivel dypalesh ne sapo kemi hartuar nje program te rendesishem me nje vlere prej rreth gjysme milion euro per te mbeshtetur Shqiperine, ne fushen e kontrollit kufitar, luften kunder trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar, qe do te kontribuoje ne arritjen e parametrave te percaktuara nga BE-ja per liberalizimin e vizave. Gjermania, pa dyshim do te mbeshtese liberalizimin e vizave sapo te arrihen keto parametra.
A do te zgjerohen marredheniet mes Gjermanise dhe Shqiperise ne drejtime te reja gjate mandatit 4 vjecar te qeverise Berisha- Meta apo do te thellohen ne fushat e deritanishme: energji, infrastrukture, furnizimin e popullsise me uje te pijshem?
Une jam shume optimist per bashkepunimin Gjermani-Shqiperi gjate 4 viteve te ardhshme. Ne kemi bashkepunuar ngushte me qeverine ne pushtet te Partise Demokratike pergjate ketyre 4 viteve te fundit, ndersa me pare kemi punuar me Qeverine e Partise Socialiste. Bashkepunimi yne me shume bashki te drejtuara nga Partia Socialiste eshte gjithashtu i shkelqyer. Nuk kam as dyshimin me te vogel qe nje bashkepunim i shkelqyer do te vazhdoje me koalicionin e ri qeverises.
Vitin e kaluar Gjermania vendosi te dyfishoje mbeshtetjen per Shqiperine me afro 100 milione euro per dy vjet. Qellimi kryesor i Gjermanise eshte te mbeshtese Shqiperine ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se do te vazhdojme te perqendrohemi ne furnizimin me energji, uje dhe kanalizimin e ujerave te zeza. Ne rajonin e Korces po punojme me autoritetet lokale mbi nje koncept per heqjen e mbeturinave. Ne gjithe keto fusha ne kemi grumbulluar shume eksperience e megjithate mbetet ende shume per te bere. Kryeministri Berisha ka bere te ditur se furnizimi me uje te pijshem duhet te jete ne qender te vemendjes te qeverise se ardhshme. Prandaj edhe objektivi yne perputhet me interesin e qeverise shqiptare.