E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidimi si i pavarur KQZ miraton kerkesen e Dritan Priftit

Dritan Prifti zyrtarisht garon si kandidat i pavarur në Qarkun Fier në zgjedhjet e 23 qershorit. Pas konstatimit se dokumentacioni ishte në përputhje me ligjin, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën për regjistrim.
Menjëherë pas votimit, Dritan Prifti është shprehur si kënaqur se do të ketë mundësin të kandidojë në të njëjtën zonë. Në reagimin e tij, Prifti bën me dije se Ilir Meta, nuk e lejoi atë të kandidojë as me Partinë Socialiste dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Ai shprehet i bindur se Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëj përsëri me atë. Por, 4 vjet më parë Dritan Prifti ishte flamurtari i bashkëpunimit politik mes LSI-së dhe PD-së. “Sapo u njoftova se KQZ ka aprovuar kandidimin tim si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit për Qarkun Fier. Jam i kënaqur që do kem sërish mundësinë të kandidoj sërish në të njëjtën zonë, pa u fshehur dhe ma ndërruar zo9nën siç bëjnë shumica e deputetëve që nuk mbajnë premtimet. Kam punuar me përkushtim dhe do të punoj më shumë në Parlamentin e ri. Ilir Meta nuk më lejoi të kandidoj as me PS dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Më vjen keq që Meta po e shfrytëzon frikën e Ramës për zgjedhjet për t’i marrë atij komandën e partisë dhe diktuar listat e PS. Jam i bindur që Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëj përsëri me atë. Do t’jua provoj shumë shpejt intrigën e re Berisha Meta, për t’i lënë përsëri të majtët në opozitë”, u shpreh ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›