E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet sot afati i fundit per dorezimin e listave shumeemerore ne KQZ

Ora 24:00 e së hënës, është afati i fundit ligjor që partitë politike duhet të respektojnë, për të dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Socialistet dhe demokratet politike pritet të mbledhin forumet me te larta per t’i dhënë doren e fundit listës se kandidatëve për deputetë. Paraditen e së hënës, kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet në nje atmosphere qe gumezhin nga diskutimet dhe kundërshtitë. 
Disa javë rresht kryetari Edi Rama, ka prezantuar zyrtarisht kandidatë për deputetë, të cilësuar prej vetë tij si prurje të reja në ekipin e rilindjes. Por, gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe replikat e forta brenda grupit parlamentar socialist. Deputetë si Erjon Braçe apo Arben Malaj, kanë kundërshtuar mënyrën e ndjekur nga Rama në përzgjedhjen e kandidatëve dhe lëvizjet e deputetëve aktualë nga një qark në tjetrin. Për ta, ka munguar jo vetëm transparenca dhe diskutimi në forumet e partisë, por është anashkaluar mendimi i strukturave në rrethe.
Kryetari Rama, ka premtuar të gjithë atyre që nuk do të jenë pjesë e listës se do të jenë pjesë e qeverisjes së vendit, nëse do të fitojë zgjedhjet. Ndërkohë nga grupi parlamentar socialist janë larguar dy deputetë drejt Partise Demokratike, si pasoje e pakenaqesive.  Nëse në partinë më të madhe të së majtës, debatet kanë qenë të shumta, në selinë blu gjatë hartimit të listave ka mbizotëruar heshtja.

Askush nuk ka deklaruar publikisht nje kritike per menyren sesi po perzgjidhen kandidatet per deputete te Partise Demokratike. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, pritet që edhe Partia Demokratike, të ketë një mbledhje të kryesisë.

Në vitin 2009, pas një mbledhjeje të tillë, kryetari demokrat Sali Berisha, doli në një komunikim me mediat, ku lexoi listën e kandidatëve dhe karaktetistikat e secilit prej tyre.  Mbledhje të pritet të ketë edhe në selinë qendrore të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe subjekte të tjera politike, para se të dorëzohen zyrtarisht në KQZ, listat e kandidatëve për deputet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›