Odiseja e tre ligjeve te integrimit mazhoranca pret ne Kuvend PS per votim

Në seancën e sotme, e cila mund të jetë dhe e fundit për përfaqësimin aktual të Kuvendit, pritet t’i jepet fund odisesë së votimit i 3 ligjeve. Kjo pas deklaratave të fundit të krerëve të PD, PS dhe LSI
Gjithashtu, në këtë seancë është parashikuar që të votohet dhe akti normativ për shtyrjen e afatit të regjistrimit të banesave deri në 31 tetor të këtij viti.
Në rast të miratimit të këtij akti normativ i cili parashikon amnistinë e pronave atëherë të gjithë ata që kanë një pasuri të paluajtshme, qoftë kjo banesë, tokë apo çdo formë tjetër pasurie e paluajtshme, do të kenë mundësinë ta rivlerësojnë atë me çmimet aktuale, duke paguar vetëm 1 për qind të diferencës.
Edhe një herë qeveria i është kthyer “amnistisë” fiskale të zhvilluar në vitin 2011-2012 dhe që prek vetëm pjesën e legalizimit të kapitalit.
Pas nisjes së punimeve parlamentare, nisur nga mungesa e deputetëve socialistë në sallë, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli zgjodhi që përmes një prononcimi për shtyp t’i bëjë thirrje lidershipit socialist që të lejojë deputetët e Partisë Socialiste që të shkojnë në Kuvend për të votuar tre ligjet.
“Tre ligjet janë sërish në rend dite. Ftoj zotin Rama që të lejojë deputetët të votojnë së bashku me mazhorancën tre ligjet, të cilat i bllokoi prej kaq kohësh. Ne jemi gati t’i votojmë ato. Tre ligjet janë në rend ditë si në çdo seancë parlamentare, ndaj i bëj thirrje zotit Rama që të lejojë deputetët të votojnë per integrimin”, u shpreh Topalli.
Por pavarësisht thirrjeve dhe gatishmërisë së mazhorancës për t’i votuar ato, ligjvënësit socialistë zgjodhën që të largohen nga salla. Një moment i tillë ka sjellë dhe reagimin e Kryeministrit Berisha i sapoardhur në sallë me qëllim që të ishte pjesë e votimit të tre ligjeve, duke iu referuar pikërisht deklaratave publike të kreut Rama, i cili shprehu qëndrimin e PS për të dhënë konsensusin mbi këto ligje që mbajnë peng statusin e vendit kandidat.
“Ikën nga salla sikur ishte futur ndonjë substance apo halor ne karriget e tyre. Iken, por karriget e tyre bosh flasin shume me teper. Me këtë deshmojnë para shqitarëve dëmin e madh që i kane shkaktuar. Meta deri dje ftonte zotin Rama te votonte ligjet, pastaj filloi të ftonte Berishën. Ligjet mbahen peng për pazarin e listave të zeza. Përgjegjësia bie mbi atë që i mbajti peng ato. U mohoi statusin qytetarëve shqiptarë. Mos i shndërro ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vijë këtu sepse kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazare, tani është bërë lista e zezë, se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI, Nasip të them të vërtetën, nuk është këtu po më dëgjon, në listën e zezë ia ka dorëzuar zoti Rama ndaj dhe sot u shty votimi si pazar me listën e zezë, ne në çdo kohë i votojmë”, vuri në dukje Berisha.