E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandula, elefanti inteligjent

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 17:30

Të gjithë ata që mendojnë se kafshët nuk janë inteligjente, duhet të mendohen dy herë, kur të shohin veprimet e elefantit 7 vjeç, në kopshtin zoologjik Smithsonian National Zoo, në Washington.

Kandula, është ky emri i elefantit i cili ka lënë pa mend kujdestarët, pasi që krijoi shkallë, për të arritur më shpejt tek ushqimi.

Por ky nuk është veprimi i vetëm që bën elefanti, pasi sipas kujdestarëve të tij, Kandula tregon se është në gjendje të krijojë një problem, si dhe ti gjejë më pas zgjidhjen.

Një revolucion i vërtetë për studiuesit e kafshëve, të cilët në revistën Plus One, shkruajnë: “Nëse mënyra e të vepruarit e Kandulës është vërtetë intuitive, kjo do të ishte një temë e rëndësishme për tu diskutuar. Edhe pse deri më tani arsyet e veprimeve të tilla mbeten të panjohura, por ky studim demonstron se elefantët janë në gjendje që të zgjidhin problemet”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›