E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Mësuesja e keqe' në Kino ABC

Kino ABC sjell premierën e filmit më të ri “Bad Teacher”, me aktoret Cameron Diaz dhe Justin Timberlake, që fillon të shfaqet nga dita e hënë. Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 18:00

Filmi më i ri që do të shfaqet në kinemanë ABC është komedia ‘Bad Teacher’, film ky që do të fillojë të shfaqet që nga e hëna në terminin e orës 20:00 dhe 22:00.

Tema: Disa mësues nuk çajnë kokë fare. Për shembull Elizabeta. Ajo flet fjalë të pista dhe është e pafytyrë. Ajo pi alkool dhe nuk mërzitet të jetojë me dieta dhe shëndetshëm. Pasi e lë i fejuari, ajo bën plane se si ta bëjë për vete një bukurosh të pashëm.

Por, ajo ka një rivale për këtë, sepse kolegia e saj Emi, i bie pas të njëjtit burrë. Në gjithë këtë betejë plot peripeci, mësuesja jonë u jep një mësim të veçantë studentëve, bashkëpunëtorëve dhe vetes së saj.

Rolet: Cameron Diaz, Justin Timberlake, Lucy Punch, Jason Segel, etj.
Regjia: Jake Kasdan
Zhanri: Komedi; kohëzgjatja: 1 orë 32 minuta.

Ndërkaq, filmi tjetër që shfaqet në kinema ABC "Rise of the Planet of the Apes" do të shfaqet në ora 16:00 dhe 18:00.

TEMA: Një akt i dashurisë dhe arrogancës sjell një luftë si asnjë tjetër. Kështu fillon rebelimi i planetit të majmunëve. Ky film është një rrëfim origjinal. Ngjarja ndodh në San Francisko. Një film shkencor fantastik, që flet për eksperimentet njerëzore në gjenetikë. Kështu krijohet një lloj shumë i mençur i majmunëve, që çon në luftë për vendin e parë mes njeriut dhe majmunëve.

Rolet: James Franco, Freida Pinto, John Lithgow, Brian Cox, Tom Felton, Andy Serkis, Tyler Labine, David Hewlett.
Regjia: Rupert Wyatt
Zhanri: Aksion/ Aventurë/Dramë; kohëzgjatja: 1 orë 50 minuta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›