E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanë filluar të thonë me gjysëm zëri se jemi në krizë

Share

Vetëm dy-tre vite arriti kryeministri shqiptar të ruajë rritjen e mirë ekonomike, të trashëguar nga pushteti socialist. Prej katër vitesh vendi po njeh vetëm rënie të rrezikshme. Fillimisht ishte Ridvan Bode, i cili ka shkuar në SHBA të kërkojë para, tani është guvernatori Fullani që thotë me gjysëm zëri se jemi në krizë

Në Shqipëri ndikimet e krizës ekonomike botërore dhe veçanërisht asaj europiane pritet të kushtëzojnë ekonominë vendase, e cila siç deklaroi sot guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani, do të rritet me ritme të ulëta gjatë këtij viti

“Viti 2012 pritet të jetë nën ndikimin e zhvillimeve të pafavorshme të ekonomisë botërore, të cilat do të kushtëzojnë edhe ekonominë vendase. Kërkesa e huaj pritet të japë një kontribut më të ulët. Ndërkohë, orientimi i politikës fiskale drejt konsolidimit të mëtejshëm të parametrave fiskalë, kufizon hapësirat për një stimul të qëndrueshëm fiskal, në mbështetje të rritjes së aktivitetit ekonomik në vend”, tha zoti Fullani.

Sipas guvernatorit, në kushtet e krijuara ecuria e kërkesës së brendshme do të jetë përcaktuese, por të dhënat e deritanishme flasin për një nivel të ulët të konsumit si dhe të investimeve private. Po ashtu edhe treguesit e shkëmbimeve tregtare flasin për një tkurrje në dy muajt e parë të këtij viti. Eksportet kanë rënë me 20 përqind, ndërsa importet janë rritur vetëm me 1.2 përqind, dhe kjo dedikuar në një masë të madhe nga blerjet e energjisë. Edhe organizmat ndërkombëtar financiar parashikojnë një rritje të ulët mes 0.5 deri në 1 përqind për vitin 2012, ndërsa qeveria ende i mbetet zyrtarisht një pritshmërie optimiste për një rritje ne 4.3 përqind./VOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›