Berisha me Klinton: Jam këtu që ta bind të vijë në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë (DEKLARATAT)
Përpara nisjes së takimit mes kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, të dy kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër për mediat. Klinton ka vlerësuar Shqipërinë si një partner të fortë të SHBA-ve. Ajo tha se me Berishën do diskutojë disa çështje bilaterale.Kurse Berisha u shfaq shumë i emocionuar. Ai vlerësoi Klinton si mikeshë të Shqipërisë dhe deklaroi se ishte aty për ta bindur atë që të vinte në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë. Berisha tha se SHBA kanë luajtur rol kyç në momentet historike të shqiptarëve.
DEKLARATAT
Sekretarja Klinton: Është një nder të mirëpresësh kryeministrin e Shqipërisë këtu në Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë me Shtetet e Bashkuara në NATO si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi një marrëdhënie të gjerë dhe të thellë që e vlerësojmë shumë. Po pres të diskutojmë me kryeministrin Berisha shumë çështje për të cilat po punojnë në mënyrë bilaterale, rajonale dhe globale. Kështu që kryeministër, mirësevini.
Kryeministri Berisha: Ju jam shumë mirënjohës dhe jam shumë i lumtur që takohem me Sekretaren Klinton. Ajo është një mikeshë e madhe e vendit dhe kombit tim. Dhe pa dyshim do ju rrëfej ju se një nga qëllimet e këtij takimi është që ta bind atë që ta kemi në 100 vjetorin e pavarësisë sonë. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha momentet më të vështira të historisë sonë, kështu që çdo shqiptar do ishte i nderuar dhe i lumtur. Si gjithmonë, ne do diskutojmë shumë çështje me interes të madh bilateral. Shqipëria ka privilegjin e madh që mbështet nga ky vend i madh, nga administrata e presidentit Obama, nga Sekretarja Klinton, në përpjekjet e saj për të ndërtuar një demokraci të bazuar tek tregu.