Kanoste gruan në mënyrë sistematike, kapet nga policia pas denoncimit të saj

Pogradec, 14 korrik, NOA Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 60-vjeçarin Polikron Lilo, lindur në fshatin Alarup të Pogradecit dhe banues në këtë qytet, pasi ndaj tij kishte mbërritur në komisariatin e policisë një denoncim për ushtrim dhune nga bashkëshortja e tij.
Kallëzimi i bërë prej saj përmbante akuzën e kanosjes në mënyrë sistematike dhe menjëherë pas kësaj, forcat e policisë kanë shkuar në banesen e Lilos, ku ai ka bërë rezistencë ndaj tyre me një sëpatë.
U kryen veprimet proceduriale për veprat penale të Kanosjes dhe Kundërshtimit të Punonjësve të Policisë së Rendit Publik parashikuar nga neni 84 dhe 236/1 të Kodit Penal.
n.e/NOA