E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kështjella”, Tafa i dyshuar si organizator i trafikut, kërkon liri

13/07/2009  Bllokimi i 40 kg heroinë

TIRANË – Zaim Tafa së bashku me Alban Pëllumbin u kapën pak kohë më parë si dy organizator të trafikut të drogës nga Fieri drejt Italisë nëpërmjet korrierëve me shtetësi të huaj. 40 kg heroinë u kap në pikën kufitare Kakavijë në makinën që drejtohej nga dy shtetas gjerman. Kjo sasi heroine kishte si destinacion Italinë, duke kaluar nëpërmjet shtetit helen. Pas kapjes së dy shtetasve gjerman, të cilët ishin edhe personat që po e transportonin, doli edhe origjina e vërtetë e marrjes së sasisë së heroinës. Të arrestuarit pohuan se kanë qenë pikërisht dy fierakët ata që ua kanë shitur mallin e destinuar për tregun italian. Çështja kaloi menjëherë tek krimet e rënda të cilat dhanë masën e sigurimit duke i lënë në arrest burgu. Këtë masë vendosi edhe shkalla e dytë e gjyqësorit. Tashmë të pandehurit i janë drejtuar Gjykatës më të Lartë në vend. Në datë 14 korrik Gjykata e Lartë do të vendos për fatin e dy fierakëve, të cilët sipas organit të akuzës njihen si persona që organizojnë trafikun e drogës. Lënda narkotike e bllokuar në një sasi prej 40 kg heroinë kap vlerën e 2 milionë eurove. Operacioni që bëri të mundur arrestimin e dy të pandehurve mban emrin “Kështjella”. Këtë emër e mban edhe lokali që është në pronësi të të pandehurit Zaim Tafa në qytetin e Fierit. Emrat e gjermanëve të arrestuar janë, Daniel Englert, 45 vjeç, Franz Kiacsek, 66 vjeç dhe Regina Kiacsek, 63 vjeçe, të gjithë me nënshtetësi gjermane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›