E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten paratë e postës në Qytetin Studenti

13/07/2009  Persona të paidentifikuar morën lekët dhe një telefon

Dëshmitarët: Ishin në moshë të re dhe në kokë mbanin syze e kapele

TIRANE- Një nga filialet e Postës Shqiptare që ndodhet në Qytetin Studenti është sulmuar nga dy persona të armatosur, duke bërë që këta të fundit të marrin shumën financiare prej rreth 18 mijë lekësh si dhe në të njëjtën kohë të grabisin edhe një telefon “Nokia”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, ku rreth orës 15:00 salla operative e policisë së Tiranës, ka marrë një telefonatë, ku njoftohej se pikërisht një nga filialet e postës është grabitur. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e seksionit të vjedhjeve, të cilët kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, në mënyrë që të zbardhin identitetin e grabitësve. Dëshmitarët thanë për policinë se autorët ishin në moshë të re dhe në kokë mbanin syze e kapele. Asnjëri nga personat që ndodheshin brenda filialit nuk kishte arritur të fiksonte autorët, pasi këta të fundit kanë hyrë dhe janë larguar menjëherë nga posta. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kësaj grabitjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›