Nacionalizmi perballe perendimit ne zgjedhjet presidenciale
Nga Ellie Tzortzi
Serbia do te votoje te dielen ne zgjedhjet presidenciale, ku perballe qendrojne nje liberal properendimor dhe nje nacionalist, ne nje votim qe konsiderohet si nje plebishit mbi vendin qe do te kete Beogradi ne bote, ndersa pergatitet te humbase Kosoven. Sondazhet tregojne se as sfidanti i vijes se ashper Tomislav Nikolic dhe as properendimori deri tani ne detyre, Boris Tadic nuk e kane shumicen e plote qe duhet per nje fitore qe ne raundin e pare, dhe qe te dy duhet te fitojne votuesit e pavendosur deri me 3 shkurt. Posti i presidentit nuk ka kompetenca te medha, por votimi do te tregoje gjendjen shpirterore te kombit, nderkohe qe shumica shqiptare e Kosoves duket e vendosur te fitoje pavaresine me mbeshtetjen e Perendimit.
Zgjedhjet mund te konsiderohen gjithashtu si nje referendum mbi marredheniet e ardhshme me BE. "Serbia ndodhet edhe nje here ne nje kryqezim historik", shkruante e perditshmja "Danas" ne nje editorial. "Te dielen do te zgjedhim mes dy rrugeve, qe nuk kane asgje te perbashket". Nikolic pritet te marre 33 per qind ne raundin e pare te votimit, ndersa Tadic 30 per qind. Gjysma e elektoratit prej 6,5 milione votuesish pritet te abstenoje, duke pasqyruar keshtu zhgenjimin nga politika vetem shtate vjet pas renies se autokratit nacionalist, Sllobodan Milloshevic, qe coi ne heqjen e izolimit ndaj Serbise. "Nuk do te isha gati te vija bast per asnjerin pikerisht tani", thote Marko Blagojevic i grupit studimor CESID. "Votimi vendimtar do te jete ne raundin e dyte, me 3 shkurt". Ai tha se qe te dy, si Nikolici dhe Tadici kishin premtuar te trajtonin shqetesimet kryesore serbe, standartin e jeteses, pagat dhe vendet e punes. "Ata nuk ndryshojne edhe aq shume nga njeri-tjetri, qe te dy kane premtuar nje jete me te mire, por menyrat se si mendojne ta arrijne kete ndryshojne", tha Blagojevic.Nikolic e ka zbutur retoriken e tij nacionaliste per te terhequr te moderuarit dhe masen e "humbesve te tranzicionit", qe jane te deshiruar per mbulesen socialiste te sigurise se epokes jugosllave. Ai eshte i paepur per ceshtjen Kosoves dhe mendon se Serbia duhet te gjeje nje ekuiliber mes Lindjes dhe Perendimit, duke dashur te jete partner si i BE-se edhe Rusise, per te nxjerre perfitime maksimale nga te dyja.
Tadic e ka hedhur poshte shkeputjen e Kosoves, por kerkon gjithashtu te permiresoje marredheniet me Perendimin dhe te arrije anetaresimin ne Bashkimin Evropian, megjithe mbeshtetjen e bllokut evropian ndaj ambicieve te Kosoves per pavaresi. "Afrimi me BE-ne e ben Serbine me te forte", tha ai muajin e shkuar. "Vetem nje Serbi e forte mund te mbroje interesat mbi Kosoven. Te heqim dore nga rruga evropiane do te thote te heqim dore nga Kosova". Kosova, qe konsiderohet nga serbet si djepi i kultures se tyre, ka qene nen protektoratin e OKB-se qe prej 1999, kur NATO-ja deboi trupat serbe te akuzuara per masakra ndersa luftonin kunder UCK-se. Deklaratat e SHBA-se dhe pjeses me te madhe te vendeve anetare te BE-se se do ta njohin Kosoven si te pavarur brenda disa muajsh i kane zemeruar serbet qe mendojne se vendi i tyre ka paguar mjaftueshem per rolin e tij ne lufterat e 1990-es, duke bere qe nacionalistet te marrin me shume vota.
Me garen e te dieles qe paraqitet shume e ngushte, si Nikolici edhe Tadici do te kerkojne mbeshtetjen e kandidateve me te vegjel dhe do te pergatiten per dy jave ne kerkim te aleancave dhe pazareve. Pjesa me e madhe e mbeshtetesve te kandidatit liberal properendimor, Cedomir Jovanovic ka te ngjare te votojne per Tadicin, ndersa Nikolici mund te marre votat e Milutin Mrkonjicit, perfaqesues i Partise Socialiste, dikur te fuqishme te Milloshevicit. Karta e panjohur mbetet Velimir Ilic, qe ka mbeshtetjen e kryeministrit Vojislav Koshtunica. Megjithese aleat me Tadicin ne qeveri, Koshtunica ka mbeshtetur nje kandidat tjeter, me qellim qe te fitoje koncesione nga partneri i tij i koalicionit, ne shkembim te mbeshtetjes ne raundin e dyte. Kryeministri po mbeshtet vijen e ashper kunder BE-se lidhur me Kosoven dhe eshte pro lidhjeve me te ngushta politke dhe ekonomike me Mosken. Heqja dore nga qendrimi i tij properendimor ne shkembim te mbeshtetjes se Koshtunices mund t'i kushtoje Tadicit vota, keshtu qe per momentin ai po perpiqet te bashkoje votuesit duke paralajmeruar per rreziqet e nje fitoreje te Nikolicit.
Marre nga: Reuters