E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryker pergenjeshtron raportin e Tadicit

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, (Joachim Ruecker), pergenjeshtroi dje presidentin serb, Boris Tadic, duke e quajtur "te pandershme" te thuhet se nuk ka liri levizje ne Kosove. Ryker theksoi "deshmite e shumta se ne Kosove ka liri te levizjes" dhe deklaroi se ne kete aspekt "duhen ndare faktet nga perceptimet". Gjate seances se shqyrtimit te raportit te shefit te UNMIK-ut mbi gjendjen ne Kosove, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, Ryker tha se institucionet e Kosoves jane gati per hapin e ardhshem ne procesin e percaktimit te statusit, nga i cili, theksoi ai, varet edhe zbatimi i disa standardeve. Pyetjes rreth lirise se levizjes, Ryker iu pergjigj se "ende ka sfida", por verejti se nuk eshte e drejte te thuhet se nuk ka liri levizjeje. "Une jam deshmitar se ne rruget dhe lokalet e Prishtines flitet lirisht serbisht", u tha Ryker ambasadoreve te Keshillit te Sigurimit. Sa i perket statusit, Ryker tha se institucionet e Kosoves jane gati per hapin e ardhshem, por nuk foli se c'mund te ndodhe nese Kosova shpall pavaresine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›