Serbia mes realitetit evropian dhe tentatives ruse
Zgjedhjet presidenciale serbe kete te diel, jane nje rast per Serbine te pyese veten per te ardhmen e saj dhe te zgjedhe mes logjikes gjeopolitike evropiane dhe nje afrimi te metejshem me aleatin e saj te perhershem sllav, Rusine. "Eshte e vertete qe Serbia ndodhet ne udhekryq dhe ekziston rreziku qe te largohet nga e ardhmja e saj evropiane per t'u kthyer drejt Rusise," - vlereson Sedomir Jovanovic, kandidati me pro-evropian per presidencen serbe, i vetmi qe mbeshtet pavaresine e Kosoves, por praktikisht pa shpresa per te fituar mandatin e presidentit. Rreziku i permendur nga Jovanovic, eshte perparesi per ultranacionalistin Tomislav Nikolic, kandidat i partise radikale serbe, me i favorizuar ne sondazhe perkundrejt presidentit aktual Boris Tadic.
"Rusia duhet te angazhohet me shume ne Serbi. Eshte i nevojshem bashkepunimi me te. Ajo do te jete anetare e BE-se e ndoshta lidere e saj," siguron ai. Para disa muajsh, Nikolic nuk hezitonte te pohonte se Serbia do te ishte me mire si "province ruse" se sa anetare e BE-se. Tadic, i partise Demokrate, vlereson se pranimi ne BE "eshte i vetmi mjet per t'u siguruar qytetareve tane nje te ardhme me te mire". Ai nuk nenkupton aspak shkeputjen nga aleati rus, i cili e ka perkrahur pa rezerve Beogradin ne kundershtimin e tij per pavaresine e Kosoves, ceshtje e cila u mbeshtet nga SHBA-ja dhe shumica e vendeve evropiane. Duke perfituar nga kjo mbeshtetje, e cila u shoqerua me nje levizje nacionaliste ne Serbi, lidhjet mes Moskes dhe Beogradit, si ne nivel politik ashtu edhe ekonomik, u forcuan me shume.
Pika me e forte e ketyre lidhjeve eshte pjesemarrja e gjere se shpejti e gjigandit te gazit, Gazprom, ne ndermarrjet shteterore serbe, industrine e naftes se Serbise (NIS). Ne kuader te kesaj marreveshje, Gazprom do te kaloje neper Serbi gazsjellesin strategjik (Sout Stream) dhe Serbia ka propozuar ndertimin e nje depozite te nendheshme gjigante ne veri te vendit. Ne te njejten kohe, Aeroflot (kompani ajrore) lakmon kompanine ajrore serbe JAT, firma ruse e aluminit, Oleg Deripaska, eshte e interesuar per uzinen e Borit (ne Serbi), e cila eshte ne privatizim e siper. Ne vitin 2007, eksportet ruse drejt Serbise kapen vleren 1,6 miliarde euro, ndersa ato gjermane dhe italiane 1,3 dhe 1 miliarde euro, respektivisht. Keto dy vende jane partneret kryesore ekonomike te Serbise, por prania e Rusise ne Serbi eshte akoma modeste.
Lidhur me investimet e huaja ne Serbi, Rusia radhitet e 18-ta. Pervec firmes se naftes, Lukoil, e cila ka installuar nje rrjet sherbimesh, mungojne kompanite e medha ruse. "Ne kundershtim me sa duket, perzgjedhja e Serbise mes BE-se dhe Rusise mbetet nje dileme e gabuar", vlereson Marko Blagojevic, analist politik i organizates joqeveritare Qendra per Zgjedhje te Lira dhe Demokratike (CESID), e cila vezhgon zgjedhjet ne Serbi. Edhe nese ekzistojne ne gjirin e elites politike serbe forca qe e konsiderojne Rusine si nje partnere me te rendesishme se BE-ne, dy te tretat e zgjedhesve serbe jane pro anetaresimit ne BE," shpjegoi ai per AFP-ne. "Ne qofte se politikanet duan te respektojne vullnetin e zgjedhesve te tyre, ata nuk duhet te rrezikojne te braktisin te ardhmen evropiane te Serbise," vlereson Blagojevic.