E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen Kam ftuar lideret politike per zgjedhje te ndershme lokale dhe paqesore

Zv/ndihmës amerikan i shtetit Tomas Kantrimen, u ka bërë thirrje liderëve të Shqipërisë të angazhohen për dialog dhe kompromis politik.

“Unë i kam ftuar ata, në koordinim të plotë me BE-në, thirrje këto të bëra edhe nga përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, të mbajnë zgjedhje të ndershme lokale dhe paqësore dhe i kemi kërkuar popullit të Shqipërisë ta kërkojë një gjë të këtillë nga përfaqësuesit e tyre”- ka deklaruar Kantrimen

Sipas tij zgjedhjet në Shqipëri, sikur edhe në çdo vend tjetër, nuk u takojnë partive politike, ato u takojnë njerëzve. Presim nga partitë të zhvillojnë një fushatë jo të dhunshme, të mbajnë zgjedhje të qeta më 8 maj dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mbi zgjedhjet nëpërmjet procesit të njohur kushtetues.

Nëse e arrijmë këtë, atëherë është periudha e paszgjedhjeve lokale në maj, në të cilën mund të zhvillohet një dialog më i qytetëruar politik, jo vetëm midis dy partive politike, por një dialog që përfshin gjithë shoqërinë shqiptare. Ka mbyllur deklaratën e tij për një intervistë në Radio Europa e Lirë, zv/ ndihmësi amerikan i shtetit Tomas Kantrimen.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›