Erisa Xhixho njeh te rinjte me programin e saj elektoral
Kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për kryetare e Njësisë Bashkiake nr. 5 në Tiranë, Erisa Xhixho, ka zhvilluar dje takime me të rinj dhe të reja, por edhe banorë në zonën e ish-Bllokut.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte njohja e këtyre të rinjve me programin elektoral të Xhixhos, që tashmë ka marrë formë të plotë. Ky program përmban të gjitha projektet dhe planet për investime apo edhe nxitjen e hapjes së vendeve të reja pune, që Xhixho do të vërë në zbatim, pasi të ketë fituar mandatin 4-vjeçar për të qeverisur njësinë më të madhe bashkiake në Tiranë pas 8 majit.
Në bashkëbisedimet me të rinjtë, Erisa Xhixho u ka dhënë atyre programin e saj elektoral dhe u ka kërkuar atyre që të lexojnë atë, për të parë se çfarë projektesh ka ajo gati pas zgjedhjeve të 8 majit.
Gjithashtu, Xhixho u ka kërkuar që të lexojnë edhe programet elektorale të rivalëve politikë, nëse ato kanë një të tillë, por edhe atë të kandidatit të koalicionit Lulzim Basha, në mënyrë që të krijojnë një ide sa më të mirë për mundësitë që u jep secili para se të shkojnë e të votojnë më 8 maj.