E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja padi për Luzhiana Abazin: Ka manipuluar listat

Partia Socialiste ka protestuar sot në lidhje me manipulimet që sipas saj po i bëhen listave të votuesve në minibashkinë numër 6 në kryeqytet.

Në fjalën e tij deputeti i PS-së Sajmir Tahiri ka theksuar se opozita do të ngrejë një padi penale për kryetaren e kësaj njësie bashkiake Luzhiana Abazi e cila sipas tij po manipulon listat duke regjistruar persona të cilët nuk janë banues të Kombinatit.
 

Për të vërtetuar manipulimet PS-ja ka paraqitur edhe një pankartë ku sipas deputetit Tahiri janë emrat e të gjithë personave të cilat nuk janë banues në Kombinat por janë të regjistruar në listat zgjedhore në këtë njësi bashkiake.

“Sot është vetëm fillimi i denoncimeve tona publike. I them Luzhianës të heq dorë nga manipulimet e zgjedhësve” theksoi Tahiri duke shtuar se PS-ja ka fakte të pamohueshme që janë vërtetuar në terren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›