E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatim fitimi mbi kompani me te ardhura te medha do rritet deri ne 30

Tatimi fitimi mbi kompanitë me të ardhura të mëdha do të rritet deri në 30 për qind, nga 10 për qind që aplikohet aktualisht. Ky është propozimi më I fundit I ministrisë së Financave, për të tatuar fitimet në varësi të të ardhurave. Ndryshimet vijnë pas deklaratave të kryeministrit Berisha, për të tatuar bankat dhe kompanitë celulare që aplikojnë tarifa të larta, për të patur fitime të larta.

 Sipas ndryshimeve në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tashmë ky tregues do të rritet në mënyrë progresive, në raport me të ardhurat. Vetëm pak kohë më parë, kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ministri i Financave përgatitjen e një paketë fiskale për rishikimin e nivelit të tatimit mbi fitimin për kompanitë e telefonisë celulare dhe bankave. Deri tani, aplikohej taksë e sheshtë, ku tatim-fitimi ishte në masën 10 për qind, për të gjitha kompanitë.

Bazuar në të dhënat e administratës tatimore mbi qarkullimin vjetor dhe taksat e paguara për vitin 2009, janë 100 kompani të mëdha që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri. Ministria e Financave ka analizuar përqindjen r rentabilitetit të këtyre kompanive, që është raporti i fitimit të tatueshëm ndaj totalit të ardhurave të tatueshme. Nga studimi i të dhënave, rezulton se 9 kompani në Shqipëri aplikojnë përqindje rentabiliteti nga 30% në 70% dhe 6 kompani aplikojnë përqindje të rentabilitetit nga 20% deri në 30%. Këto kompani ushtrojnë aktivitete ekonomike në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Gjithashtu, sipas ndryshimeve që propozon ministria e Financave, nuk do të njihen si shpenzime të zdritshme shpenzimet e një kompanie për bonuse dhe shpërblime, të cilat për shkak të shumave të larta, ato ndikojnë ndjeshëm në uljen e masës së fitimit të tatueshëm. Për këtë arsye propozohet, që shpenzimet për bonuse/shpërblime, përveçse pagës së tetëmbëdhjete, të mos njihen si shpenzime të njohura për efekte fiskale, ne sektorin financiar. Të gjitha këto masa merren për tatuar më tepër kompani, që kanë fitime shumë të mëdha.

Tabelë
Neni 2 i projektligjit synon përcaktimin e tatimfitimit nga 10% që është aktualisht me shkallë progresive bazuar në përqindjen e rentabilitetit të tatimpaguesit, si më poshtë:
a) 10% në rast se përqindja e rentabilitetit është deri në 20%;
b) 20% në rast se përqindja e rentabilitetit është 20% deri në 30% ;
c) 30% në rast se përqindja e rentabilitetit është mbi 30%.
Përqindja e rentabilitetit është raporti midis fitimit të tatueshëm me totalin e të ardhurave të një kompanie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›