Kantrimen: Palët të rivlerësojnë dhe të qetësojnë situatën
Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Tom Kantrimen u ka bërë thirrje të dy forcave politike në Shqipëri të qetësojnë situatën pasi sipas tij ka vetëm të humbur dhe jo fitues.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kantrimen duke iu referuar demonstratës së dhunshme të 21 janarit ka theksuar se Shtetet e Bashkuara, janë të shqetësuara për mundësinë e përsëritjes së dhunës.
Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu e quan të gabuar vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të vazhduar me planet për organizimin e një proteste tjetër të premten.
“Shtetet e Bashkuara, do ta ndihmojnë Shqipërinë me hetimet e ngjarjeve të 21 janarit. Institucionet e pavarura në Shqipëri, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë, duhet të heqin dorë dhe të mos t`i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë” deklaroi Kantrimen.