E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Demonstrate homazh me 28 janar

/ /

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha dje se demonstrata e te premtes do te jete paqesore. Menjehere pas takimit qe zhvilloi me Presidentin e republikes Rama tha se opozita nuk do te heqe dore nga clirimi i vendit nga kusaret dhe matrapazet. Te premten 28 janar ne do te jemi ne demonstraten homazh per te vraret nga dora barbare e regjimit te kusarise dhe matrapazllekut. Te premten 28 janar ne do te nderojme te vraret ne bulevardin Deshmoret e Kombit dhe para syve te mbare botes qe do te jene fiksuar mbi ne do te deshmojme qytetarine e vendosmerine tone.

Te premten 28 janar kur behen te shtatat shqiptare qe sipas tradites jane dita e renkimit te fundit per jeten qe iku dhe e frymemarrjes se re per jeten qe vazhdon ne do te jemi te gjithe ne bulevard per ata te tre qe sdo mund te jene me aty per Shqiperine europiane per cdo njeri te zakonshem te ketij vendi per femijet e cdo shqiptari pa dallim u shpreh Rama. Per kreun e selise roze beteja e opozites kunder qeverise qe sulmon institucionet e pavarura te vendit nuk do te ndalet kurre. Ne do ti kundervihemi ketij pushteti do protestojme per clirimin e vendit nga kusaria dhe matrapazlleku. Per te mbrojtur pushtetin u sulmuan SHISH-i dhe Prokuroria ndersa policia u be bashkepunetore e qeverise. Me 28 janar demonstrata do demonstroje qytetari para nderkombetareve qe po shohin se si nje popull arrestohet e rrihet per te mbrojtur nje pushtet kusaresh e matrapazesh u shpreh Rama. Kreu i opozites e krahasoi me grusht shteti sulmin e maxhorances dhe kryeministrit ndaj Prokurorise se Pergjithshme per hetimin e trazirave te 21 janarit. Per postet e kusareve u formalizua edhe grushti i shtetit ndaj Prokurorise se Republikes ne fillim e pastaj edhe ndaj Sherbimit Informativ Shqiptar duke e kthyer hapur Policine e Shtetit ne zbatuese te urdhrave te paligjshem te pushtetit qe ekzekutoret e vrasjeve i quan heronj dhe Prokurorine qe kerkon ndalimin e tyre e quan pjesemarrese ne grusht shteti u shpreh Rama. Per kreun e selise roze gjuha e perdorur nga kreu i maxhorances ngjason me nje retorike fashiste e cila sipas tij tregon pozicionin e drejte qe ka mbajtur dhe mban opozita. Retorika fashiste e Saliut ndaj opozites nuk cudit askend dhe nuk tremb as pulat ne Vicidol jo me popullin opozitar. Ndersa retorika fashiste e presioni i paligjshem ndaj institucioneve te Prokurorise se Pergjithshme e Shish-it qe ky satrap i marre e i marre fund nuk ka arritur dot ti fuse nen sqetullen e qelbur te regjimit te kusarise per te perndjekur pastaj cdo qelize opozitarizmi ne Shqiperi si edhe kercenimet mafioze ne kor per prokuroren e Pergjithshme tregojne sesa e drejte eshte beteja jone per shpetimin e demokracise ne Shqiperi dhe sesa te fuqishme jane arsyet qe te premten 28 janar demonstrata homazh te deshmoje paperkulshmerine tone ne kete beteje u shpreh Rama. Sipas tij ne 28 janar demonstrata homazh do te deshmoje me dinjitet kombetar dhe qytetari europiane para mbare botes e cila na sheh keto dite te renda prej objektivit te kamerave te te gjitha stacioneve televizive te planetit se nje popull i tere mes Europes vritet plagoset rrihet arrestohet dhunohet psikologjikisht per te ulur koken e pranuar nje mbreteri te pashpallur kusaresh e matrapazesh.

Ambasadoret

Ambasadoret e vendeve anetare te BE-se te akredituar ne Tirane dhe ambasadori amerikan Arvizu u takuan dje pasdite me kryetarin e PS Edi Rama. Takimi ne qender te te cilit eshte situata politike vjen pas atij qe ambasadoret zhvilluan dje me kryeministrin Sali Berisha ne seline e Kryeministrise por dhe me Presidentin Topi dy dite me pare. Pas protestes se 21 janarit diplomate te shumte te vendeve europiane por edhe te SHBA-se kane bere vazhdimisht thirrje per qetesi dhe dialog.

Te arrestuarit

Deputetet socialiste dhe nje grup familjaresh protestuan dje para Drejtorise se Policise se Tiranes ku mbahen ende disa protestues. Ndersa Sajmir Tahiri akuzoi policine per montim provash pasi gjate dhunes se ushtruar ndaj protestuesve i ka detyruar ata qe te nenshkruajne se kane marre para per te marre pjese ne proteste. Policia jo vetem ka marre rolin e nje gestapoje por monton edhe provat qe i pelqejne pushtetit. shte rasti i pandeshkueshmerise se ministrave qe kane vjedhur qytetaret qe kete here eshte me i kalcifikuar se kurre u shpreh Tahiri.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›