E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen Politikanet dhe media te mos zmadhojne rendesine e dialogut Prishtine-Beograd

Zyrtaret amerikane thane se do te marrin pjese me statusin e te ftuarit ne dialogun mes Prishtines dhe Beogradit per ceshtje praktike qe pritet te filloje te marten ne Bruksel. Ne nje konference per gazetaret ne Uashington zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tom Kantrimen beri thirrje gjithashtu qe parlamenti i Kosoves te diskutoje me realizem mbi dialogun e pritshem.

Zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tom Kantrimen tha se dialogu per ceshtje praktike mes Kosoves dhe Serbise pritet te filloje ne Bruksel me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian. Ai tha se ne emer te qeverise amerikane do te marre pjese ne dialog me statusin e te ftuarit.

Ne do te jemi te ftuar. Nese Bashkimi Evropian na kerkon te ndihmojme ne do te ndihmojme. Sic eshte e zakonshme ne diplomaci ne do te jemi ne dispozicion per te folur me te dyja palet per ti ndihmuar qe te gjejne zgjidhje krijuese. Ne do te jemi aty me ftese te Bashkimit Evropian dhe ne e respektojme kete rol.

Zoti Katrimen tha se Shtetet e Bashkuara kane besim te plote te Bashkimi Evropian per caktimin e rendit te dites dhe ndermjetesimin e dialogut per arritjen e permiresimeve reale ne jeten e perditshme te qytetareve si te Kosoves edhe te Serbise.

Megjithese dialogu eshte i rendesishem tha zyrtari amerikan si politikanet ashtu edhe media ne Beograd dhe ne Prishtine po e zmadhojne rendesine e tij. Ky eshte nje mjet i rendesishem qe dy shtetet te bisedojne me njeri-tjetrin per nisma praktike te cilat do te permiresonin jeten e te gjitheve eshte nje dialog dhe jo nje negociate tha zoti Kantrimen.

Zoti Kantrimen  tha se secila pale ka mundesine te ngreje cfaredo ceshtje ne kete dialog por shprehu besim se Bashkimi Evropian do ta mbaje rendin e dites te perqendruar te ato aspekte ku mund te arrihen perparime praktike. Ai beri thirrje qe asnjera nga palet te mos e shikoje kete dialog si nje negociate ku ato te luftojne me ashpersi per pozitat e tyre. Perndryshe tha ai kjo do te ishte ne kundershtim me vete qellimin e dialogut. Ne tha zoti Kantrimen presim qe te shohim diskutimin e ceshtjeve praktike dhe jo politike ne kete dialog.

Ka patur perpjekje nga te dyja palet per te diskutuar nese ky dialog duhet ose jo te jete nje dialog rreth statusit. Sipas pikpamjes sone ceshtja e statusit tashme eshte vendosur dhe ky eshte nje fakt i njohur. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise e shprehu opinionin e saj duke afirmuar se statusi i Kosoves nuk mund dhe nuk do te ndryshoje si rrjedhoje e ketij dialogu tha zoti Katrimen.

Sigurisht tha zyrtari amerikan kjo nuk do te thote se gjate dialogut mund te mos ngrihen edhe ceshtje qe kane te bejne me statusin. Per ne tha ai gjithnje mund te diskutohen ceshtje rreth statusit por statusi nuk mund te ndryshohet.

Zevendes ndihmes sekretari amerikan i shtetit Tom Katrimen komentoi gjithashtu lidhur me debatin ne parlamentin e Kosoves i cili nuk arriti te dale me nje rezolute rreth dialogut Prishtine-Beograd duke e vene ne veshtiresi qeverine e Kryeministrit Hashim Thaci.

Zoti Kantrimen nuk i vuri rendesi kesaj ceshtje duke thene se beson qe dialogu do te filloje sipas parashikimit.

Mendoj para se gjithash se demokracia eshte e veshtire. Ajo kerkon qe njerezit te shpjegojne qellimet e tyre dhe te arrijne kompromise me te tjeret. Jam i sigurt se parlamenti i Kosoves do te beje punen e tij per te debatuar se cmund te arrije ne dialog. Nuk dua te nderhyj ne kete debat por une besoj me force se eshte e nevojshme qe dialogu te zhvillohet sipas planit. shte e nevojshme te zhvillohetg me qellim qe te arrije synimin e Kosoves per vendosjen pa medyshje te sovranitetit te plote ne territorin e saj dhe per te fituar njohje te tjera nderkombetare duke perfshire anetaresimin ne Kombet e Bashkuara dhe fillimin e procesit drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian.

Dialogu tha zoti Kantrimen eshte me rendesi kyce per arritjen e ketyre synimeve.

Ai beri thirrje qe parlamenti i Kosoves te diskutoje me realizem mbi dialogun e pritshem me Beogradin.

Zyrtari i larte amerikan tha se bisedimet Prishtine-Beograd do te zgjasin per aq kohe sa palet te vazhdojne te demonstrojne vullnetin politik per te zgjidhur probleme te veshtira dhe te arrijne zgjidhje krijuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›