Kosova pritet te filloje bisedimet me Serbine pa miratimin e parlamentit

Pasdita e sotme pritet te shenoje fillimin e bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit per zgjidhjen e ceshtjeve te interesit te perbashket. Delegacioni i Prishtines pritet te shkoje ne takimin e pare pa miratimin e Parlamentit te Kosoves i cili shtyu per te enjten debatin per nje rezolute ne mbeshtetje te bisedimeve me Serbine te parat qe kur Kosova shpalli pavaresine e saj.
Nga Prishtina njofton korrespondenti yne Leonat Shehu.