Nju Orlinsi kremton sot Mardi Grane ne vigjilje te stines se Kreshmeve

Sot do te nderpritet puna ne qytetin e Nju Orlinsit. Nuk eshte kjo pasoje e ndonje krize buxhetore apo trazirash. shte dita kur tradicionalisht mbahet neper rruge nje aheng me i madhi ne Amerike.
Sot eshte Mardi Gra apo perkthyer nga frengjishtja e marta e majme nje dite festimesh te shumta e te papermbajtura ne vigjilje te se merkures se zeze kur per besimtaret e krishtere fillon periudha e Kreshmave qe vazhdon deri Diten e Pashkeve.
Sot jane te mbyllura bankat postat gjykatat dhe cdo sherbim publik pervec policise dhe zjarrfikesve. Por rruget do te jene te mbushura me ahengxhinj perfshire qindra e mijera turiste nga mbare vendi dhe bota si dhe vizitore nga qytetet perreth te rajonit te Gjirit te Meksikes. Thuhet se mbi nje milion njerez moren pjese ne kremtimet e Mardi Grase ne vitin 2005 pak muaj para se uragani Katrina te shkaterronte pjesen me te madhe te qytetit. U desh nje kohe e gjate por tani Nju Orlinsi eshte perseri ne gjendje te perballoje po aq shume njerez.
Si gjithmone do te kete ekipe qe do te organizojne parada neper rruge per nder te Mardi Grase. Anetaret e ekipeve vishen me kostume luksoze vene maska dhe hedhin rruaza e monedha nga platforma te zbukuruara qe terhiqen nga traktoret permes turmave.
Platformat nuk lejohen ne rruget e ngushta te lagjes historike franceze. Por ahengu qe zgjat gjithe diten eshte edhe me i zjarrte ne ate pjese te Nju Orlinsit. Gara per kostume pompoze dhe te sharat mes kremtuesve ne ballkonet e hekurt dhe atyre poshte ne rruge jane flakeruese por shpeshhere edhe te pahijshme.
Harroi hallet per Mardi Gra. Le tua pastroje shpirtin muzika shkruante kompozitori Pol Sajmon. Gjithe festimet dhe fantazia jane nje arsye pse Nju Orlinsi e quan veten qyteti qe e harroi kujdesi.