E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i ri i Shtepise se Bardhe flet per gjendjen e grave ne Amerike

Marsi eshte muaji i historise se gruas ne Shtetet e Bashkuara nje mundesi per te ekzaminuar rrugen e pershkuar nga grate dhe ato fusha ku ka ende pune per tu bere. Sipas nje raporti te ri te publikuar kohet e fundit nga Shtepia e Bardhe nje nga keto fusha eshte punesimi dhe te ardhurat. Synimi i ketij raporti eshte te merren vendime te mire-informuara mbi politikat e se ardhmes qe sjellin ndryshime pozitive ne jetet e grave familjet e tyre dhe shoqerine amerikane

Raporti Grate ne Amerike Treguesit e Mireqenies Sociale dhe Ekonomike ofron nje analize te plote te jetes se gruas.

shte raporti i pare gjitheperfshires federal i ketij lloji qe kur presidenti Kennedy emeroi Eleonor Roosevelt ne fillim te viteve 1960 te hartonte nje raport per grate.

Nensekretarja per Marredhenie Ekonomike Rebecca Blank thote se raporti i ri mbulon pese fusha kryesore te jetes se grave.

Ai sjell te dhena qe fokusohen tek familjet arsimi te ardhurat dhe punesimi shendeti krimi dhe dhuna dhe ve ne dukje prirjet e zhvillimeve ne jetet e grave ne te gjithat fushat gjate 20 apo 30 vjeteve te fundit.

Te dhenat e grumbulluara nga agjenci te ndryshme federale thote Blank tregojne tendenca pozitive dhe negative. Grate ka me pak te ngjare te jene viktima te krimit perfshire vrasjet. Grate po martohen me vone dhe bejne me pare femije se ne te kaluaren. Ato perbejne 51 perqind te popullesise se pergjithshme dhe 57 perqind te amerikaneve mbi 65 vjec. Grate jane me te prirura per te patur probleme shendetesore si reumatizma mbipesha dhe depresioni.. dhe me pak nga semundje te zemres dhe diabeti. Raporti thekson permiresime te ndjeshme ne fushen e arsimit.

Por perparimi i grave ne arsim nuk eshte perkthyer ne barazi te ardhurash ne vendet e punes.

Nje arsye eshte se grate nuk shkojne te punojne ne ato fusha qe sjellin te ardhura te larta.

Valerie Jarret eshte kryetare e Keshillit te Shtepise se Bardhe per Grate dhe Vajzat qe nxori raportin si nje pasqyre statistikore e grave sot. Ajo tha per kanalin ABC se administrata Obama kerkon te eliminoje hendekun e pagave.

Prandaj Presidenti qe ne fillim te administrates ka bere perpjekje per te inkurajuar grate dhe vajzat te shkojne ne fushen e shkences dhe teknologjise inxhinierise dhe matematikes.

Sipas Lee Ann De Reus asistente profesore per studimet e grave ne Universitetin e Pensilvanise ka edhe arsye te tjera per pabarazine e pages.

Kur grate pranojne nje vend pune ato nuk negociojne pagen baze ashtu si burrat. Ky raport tregon se kur grate marrin nje pune ato nuk ka te ngjare te negociojne ngritjen e pages gjate viteve sic bejne burrat. Gjithashtu ka shume gra qe punojne me orar te shkurtuar. Pra ka shume arsye perse grate ende mundohen te balancojne punen dhe familjen ne nje menyre qe nuk e bejne burrat. Pjese e kesaj vjen nga koncepti qe kemi per rolin e burrit ne shoqeri dhe ate te gruas.

Zonja De Reus thote se shpreson qe raporti Grate ne Amerike do te hedhe drite mbi menyren se si sfidat me te cilat perballen grate ndikojne sot tek femijet familjet dhe shoqeria ne teresi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›