Kume kundër Arben Ristanit

Duke ju referuar nenit 28 te kodit zgjedhor ne fuqi, ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume deklaron se zëvendësimi i anëtareve te KZAZ-ve është i paligjshëm. Sipas Kumes, momenti kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te zëvendësoje këta persona është vetëm kur mungojnë ditën e votimit. Një dite me pare, kryetari i KQZ-së Arben Ristani deklaroi, se do te zëvendësonte vendet qe u takojnë PS-së dhe PBDNJ-së ne komision me intelektuale dhe persona te tjerë jashtë politikes. Ne fakt, skadimin e afatit për paraqitjen e emrave nga këto subjekte politike e pranon edhe ish-kryetari Kume, por sipas tij te besh këtë kërcenim tre muaj para zgjedhjeve është e parakohshme.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?a4FfCqInn-s","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}