Moisiu: Presidenti i ri të zgjidhet nga populli
TIRANE-Ish-presidenti, Alfred Moisiu u ka kthyer përgjigje sulmeve të kryeministrit Sali Berisha, pas takimit që ai së bashku me ish-presidentin Rexhep Meidani zhvilluan me presidentin Bamir Topi. “Kur e dëgjova kryeministrin tonë që ai s’pëlqen asnjë president, mendova me vete: Interesant, por çfarë mendon kryeministri ynë për presidentin Berisha të 1997?! Çfarë mendimi do ketë? Po atë, a e pëlqen?”, - u shpreh ish-presidenti Moisiu gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”. Moisiu tregon se është duke punuar për organizimin e një konference me ekspertë shqiptarë e të huaj në nëntor, për të hartuar disa sugjerime për ndryshimet kushtetuese. Ai thotë se e ka quajtur të drejtë grevën e LSI-së në vitin 2008, madje tregon se në atë kohë donte të hynte edhe brenda në sallën e Kuvendit, ku deputetët e qëndronin prej ditësh. I pyetur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, Moisiu thotë se ato mund të ishin një zgjidhje e mirë, por për momentin vendi nuk është gati.
Zoti Moisiu, zgjedhjet e 8 majit tashmë thuajse kanë përfunduar. Si i vlerësuat ju këto zgjedhje?
Për zgjedhjet unë jam shprehur periodikisht, si para zhvillimit të tyre, ashtu edhe më pas. Kam dhënë sugjerimet, propozimet dhe kritikat, por të them të drejtën, të gjithë kishim një shpresë që këto zgjedhje do të krijonin një hop cilësor. Në fakt këtë hop, jo vetëm nuk e bënë, por mua më duket se këto zgjedhje nga pikëpamja e administrimit të rezultateve zgjedhore qenë më të dobëtat dhe janë më të dobëtat, sepse u krijua një pështjellim i plotë, që nuk po merrej vesh se çfarë lejon Kodi dhe çfarë nuk lejon. Çdo gjë u la në dorë të vendimeve inkoherente. Atëherë del pyetja pse duhet Kodi? Dhe Kod që të parashikojë çdo gjë me pikë e presje nuk ekziston në botë. Ka frymën e tij dhe fryma e kodit është, që në radhë të parë të gjitha gjërat të zbatohen siç janë përcaktuar. E dyta gjithmonë të kihet parasysh precedenti. Kësaj radhe ndodhën gjëra që as ishin parashikuar në kod, as i lejonte kodi dhe as precedent nuk kishin. Pikërisht për këto arsye, për mendimin tim, flas për zgjedhjet për Tiranën, sepse nuk mund ta themi këtë në tërësi, tejzgjatja e nxjerrjes së rezultatit për Tiranën i sfumoi arritjet këtyre zgjedhjeve edhe në vendet e tjera dhe të gjithë akoma shijojmë trajtën e ndjesive që morëm nga Tirana. Dashje pa dashje pas kësaj, krijohet mendimi dhe përshtypja për zgjedhjet në tërësi.
Procesi i ankimeve, siç edhe e pamë, hëngri plot dy muaj nga 8 maji. Nga ankesat e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, çështja shkoi në Kolegjin Zgjedhor, për të cilin pati shumë akuza për korrupsion dhe si i ndikuar politikisht. Nga të gjitha këto zhvillime, cilat kanë qenë refleksionet tuaja, si ish-kryetar i shtetit?
Ankimimet janë normale dhe ndodhin kudo. Kuptohet, jo kështu si tek ne. Ne jemi rast i veçantë. Por ankimimet dhe zgjidhja e tyre duhet ta relaksojnë atmosferën dhe jo ta rëndojnë. Unë mund t’ju sjell një shembull. Më kujtohet viti 2003, kur janë bërë zgjedhjet vendore për Tiranën. Atëherë patën probleme, mbase jo shumë të bazuara, por nisur thjesht nga dëshira për të fituar me çdo kusht. Dhe është e kuptueë
shme, sepse në politikë hyhet për të fituar. E mbaj mend si tani, meqë pozicioni i të dyja palëve u ashpërsua, për të sheshuar kontradiktat i mblodha në Presidencë, si përfaqësuesit e PS-së ashtu edhe të PD-së. Kolegji Zgjedhor në atë kohë, pasi shqyrtoi ankesat vendosi që në 112 qendra votimi të ribëheshin zgjedhjet. Takimin e thirra pikërisht në atë moment, meqë u fut në rivotim gati 1 e katërta e qendrave të votimit të Tiranës, dëshiroja që të paktën në rivotim të mos të futeshim me kontradiktat që kishin. Një nga çështjet që kishte krijuar më tepër shqetësim, ishte problemi i listave zgjedhore. Në atë kohë listat zgjedhore i trajtonte KQZ-ja. Nga e djathta, përfaqësonte Bujar Nishani, nuk më kujtohet kush ishte nga krahu i majtë. Nishani ringriti me forcë pretendimin e listave. Në takim kisha ftuar edhe zotin Celibashi, kryetarin e KQZ-së së asaj kohe, të cilit i sugjerova se mund t’i shikonin këto pretendime. Në fillim Celibashi hezitoi, por pastaj ramë dakord. Kur përfaqësuesit e të djathtës shkuan dhe i verifikuan listat me sytë e tyre, rezultoi se ishte një pretendim i pabazë. Kështu më pas ky pretendim u fashit. Në këtë mënyrë shoshitëm problemet që ishin ngritur, për pasojë palët u futën në rivotim pa paramendime. U bë rivotimi dhe të gjitha gjërat u mbyllën. Pra, e kam fjalën, se kur punohet për të shoshitur pretendimet, gjendet rruga dhe mundësia për t’i dhënë zgjidhje të pranueshme. Por për ta bërë këtë në radhë të pare duhet vullnet politik. Më kujtohet, se kur Kolegji mori vendimin për të bërë rivotim në 112 qendra votimi, e majta u vërsul ndaj tij. Atëherë dola me një deklaratë, dhe thashë se “kur flet drejtësia, politika hesht”. Dhe po të shikoni, asnjë vërejtje s’kam bërë në adresë të Kolegjit Zgjedhor dhe nuk kam ndërmend të bëj, jo se nuk ka kritika, por ne duhet të mësohemi, politika shqiptare duhet të mësohet që në drejtësi nuk duhet ndërhyrë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Nëse politika fillon e ushtron presion, dhe këtë gjë ajo e ka bërë, drejtësia e ka të vështirë të bëjë punën e saj.
Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha ju sulmoi gjatë një konference shtypi, ju dhe presidentin aktual, Bamir Topi, me të cilin ju patët një takim para kësaj deklarate. A mund të na thoni diçka rreth bisedave tuaja me presidentin Topi dhe si i vlerësoni sulmet e kryeministrit?
Takimi me Presidentin Topi ishte një takim miqësor, midis kryetarit aktual të shtetit dhe dy ish-kryetarëve. Sigurisht të tre ne jemi të shqetësuar për gjendjen politike në vend, ndaj edhe biseduam se çfarë mund të bëjmë për këtë vend, për të gjetur rrugët dhe mundësitë që kjo situatë, kjo gjendje politike të përmirësohet, sepse kështu ne po rrezikojmë integrimin dhe po e rrezikojmë atë seriozisht. Deklaratat e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve janë shumë negative dhe tepër të qarta. Ky ishte qëllimi. Unë mendoj që takimi i ish-presidentëve duhet përshëndetur dhe jo kritikuar, sepse në fund të fundit dihet Presidenti Topi është zgjedhur nga e djathta, Presidenti Meidani është zgjedhur nga e majta, ndërsa unë isha zgjedhur me konsensus. Pra të tre jemi me origjina të ndryshme nga pikëpamja e zgjedhjes, por shqetësimin për të ardhmen e këtij vendi e kemi të njëjtë. Unë nuk kuptoj pse Kryeministri jonë e trajtoi këtë problem në atë mënyrë dhe na aderoi të gjithëve të merremi me statusin e Partisë Socialiste. Unë personalisht e kam dorëzuar teserën e Partisë së Punës që në 1991 dhe që prej asaj kohe nuk bëj pjesë në asnjë parti dhe as kam për të bërë sa të jem gjallë. Unë kam vetëm një parti, Shqipërinë. Këtë e kam deklaruar që kur kam qenë President dhe vazhdoj t’i mbetem këtij qëndrimi. Pra, s’kemi lidhje fare me supozime të tilla të pabaza. Unë s’mund të them që Presidenti Topi është i majtë, sepse ai ka qenë nënkryetar i PD-së. Por, që të tre ne në ushtrimin e detyrës kemi pasur parasysh obligimet kushtetuese, që të jemi mbi palët dhe ne jemi njerëz me përvojë politike, jetësore, me njohuritë e duhura dhe nuk mund t’i ngatërrojmë këto gjëra. Pra nuk duhen bërë aludime të pa bazuara dhe të sajuara. Kur e dëgjova kryeministrin tonë që ai s’pëlqen asnjë president, mendova me vete: Interesant, por çfarë mendon kryeministri ynë për presidentin Berisha të 1997?! Çfarë mendimi do ketë? Po atë, a e pëlqen?
Mos ndoshta ju morët kosto nga presidenti Topi, i cili votoi për zotin Rama, sipas kryeministrit?
Unë jam shprehur për këtë punë. Në radhë të parë është një shkelje për çdo qytetar që t’i dekonspirohet vota se për kë e jep. E dyta, nuk mund të trajtohet Kryetari i Shtetit në këtë mënyrë. Ne jemi popull që kemi tradita në aspektin e respektimit të plakut të shtëpisë dhe për mençurinë e popullit tonë, tek ne në familjet e mëdha mund të ishin shumë vëllezër, por nuk zgjidhej kryetari i familjes vëllai më i madh nga mosha. Përkundrazi zgjidhej ai më i afti, më i përgatituri, më i mençuri, atë që gjykonte familja që mund ta drejtonte më mirë ekonomikisht. Dhe ai, pavarësisht nga mosha respektohej nga të gjithë. Për fat të keq, duhet thënë dhe këtë e kam thënë me kohë, që ne, politika shqiptare po nuk u mësua që të respektojë njëri-tjetrin, ne s’ka për të na respektuar njeri, kot lodhemi. Për fat të keq dëgjojmë nga personalitete drejtuese, shprehje dhe ofendime ndaj presidentëve që mund të futen vetëm në gojën e rrugaçëve. Atëherë, ç’mund të presim nga të tjerët.
Si ish-kryetar shteti, si mendoni se u sollën ndërkombëtarët këtë herë me partitë politike shqiptare? A duhet që ata të jenë më të drejtpërdrejtë dhe të adresojnë çështjet tek ajo palë që duhet dhe tu largohen deklaratave diplomatike?
Unë kam lexuar intervistën e ambasadorit të Danimarkës. Të them të drejtën më ka lënë mbresa shumë pozitive, sepse është i vetmi ambasador, të paktën deri tani, që është shprehur në mënyrë eksplicite kritike, jo pse duhet kritikë, për kritikë, por kritikë pozitive, në kuptimin për të ndihmuar, për të thënë ja ku e ke të keqen, korrigjoje se të dua të mirën. Sepse është njëlloj si kur një mjek shkon të kurojë një pacient, nëse ai nuk përcakton diagnozën drejt e ka të vështirë për të ndihmuar edhe në kurimin e sëmundjes. Me kohë ua kam thënë përfaqësuesve të huaj, edhe kur isha President, që zotërinj, ne u falenderojmë për ndihmën që na jepni, por duhet të jeni më eksplicitë, sepse është mentaliteti i shqiptarit. Atij i duhet thënë mendimi copë, zhveshur nga lëvozhga diplomatike. Po të shikosh tek ne, çdo deklaratë e çdo ambasadori interpretohet në mënyrë të dyfishtë. Flet një ambasador dhe të nesërmen, një pjesë e medias e vlerëson kështu, një pjesë ashtu, pra merren ato pjesë që i intereson secilës, sipas drejtimit që ka. Unë shpresoj që konkluzionet e OSBE-ODIHR-it, që do dalin për këto zgjedhje, të jenë më të qarta. Raporti paraprak tregoi që ata disa gjëra i godasin direkt dhe mendoj që ata kanë për të goditur direkt, sepse kjo do të jetë e vetmja mënyrë që ne të mos përsërisim të njëjtat gabime në të ardhmen.
Zoti Moisiu, çfarë sugjeroni ju në lidhje me një kërkesë të mundshme drejtuar Komisionit të Venecias nga ana e partive politike shqiptare për sa i përket zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë?
Unë, para se të jepej vendimi i Kolegjit Zgjedhor kam dhënë dy variante për të sqaruar situatën që ishte krijuar. Njëri ishte dërgimi i problemit në Komisionin e Venecias dhe varianti tjetër ishte rivotimi. Komisioni i Venecias ka një praktikë të avashtë dhe ajo më shumë vlen për të ardhmen se sa për tani, pasi këto votime u mbyllën. Ndërsa rivotimi them që do të qetësonte më shumë situatën dhe mbase do të kishim një zgjidhje më të pranueshme nga të gjithë. Mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet, tejzgjatja e administrimit krijuan shumë pikëpyetje. Për mua si qytetar nuk ka rëndësi kush do ishte kryetar bashkie, Rama apo Basha. Për mua e rëndësishme është që të ishte ai që është i pranueshëm, në bazë te rezultatit real dhe të drejtë zgjedhor. Por mënyra se si u trajtua ky problem la shumë pikëpyetje. Unë nuk kam asgjë me Bashën si kryetar, jo për gjërat e tjera. Ato janë tjetër gjë, por me Bashën si kryetar bashkie s’kam asgjë. Përkundrazi, i uroj suksese dhe mendoj që ai duhet të përpiqet ta bëjë atë detyrë sa më mirë tani, për të vërtetuar dhe luftën e këmbënguljen që ai bëri për ta fituar atë vend.
Këto ditë është hapur diskutimi se reformat duhet të fillojnë nga ndryshimet kushtetuese. Madje, ju së bashku me ish-presidentin Meidani,(siç është shkruar në shtyp) keni ndërmarrë një nismë për të biseduar edhe me konstitucionalistë të njohur dhe për të hartuar disa propozime rreth ndërhyrjeve në dokumentin themelor të shtetit. A mund të na thoni diçka?
Forumi ynë qytetar është krijuar në nëntor 2010, dhe në platformën që kemi shpallur, një nga synimet ka qenë reforma kushtetuese, pra sugjerimet që duhen bërë për përsosjen e saj. Pra kjo nismë është marrë shumë kohë përpara se të ndodhnin këto gjëra. Unë nuk e di pse mendimet dhe veprimet tona duhet të lidhen me ngjarjet që ndodhën ditët e fundit. Këtu do të sugjeroja që edhe shtypi duhet të jetë më i kujdesshëm, kur përmenden personalitete. Unë si bashkëkryetar i këtij forumi bashkë me anëtarët e forumit po punojmë për të organizuar një konferencë në nëntor, ku së bashku me ekspertë shqiptarë do të jenë të ftuar edhe ekspertë të huaj, për të shkëmbyer mendime e sugjerime për çfarë duhet të bëjmë në këtë drejtim. Sigurisht, për të kryer reforma të tilla është e nevojshme që politika shqiptare të ketë konsensus, por nga ana tjetër mendoj se politika s’mund të shkojë kundër rrymës, pasi vetë jeta po tregon që është e nevojshme të bëhen rregullime. Sa për dijeni, kam qenë nga të parët që kam mbështetur LSI-në, dhe grevën e 2008-ës, kur qe puna për Kodin dhe ndryshimet kushtetuese e kam konsideruar të drejtë. E kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj të drejtë. Unë atëherë desha të futesha edhe për t’i takuar grevistët, por Kuvendi krijoi disa pengesa. E ndërpreva vajtjen time, për të takuar grevistët, për të mos krijuar probleme të mëtejshme.
Sipas jush, ku u bënë gabimet në ndryshimet kushtetuese në prill të vitit 2008?
Unë mendoj se mënyra se si u bënë ndryshimet ka qenë e gabuar, qoftë përgatitja e tyre, por edhe ngutja për t’i miratuar.
Para pak ditësh edhe kryetari i PS-së Edi Rama u pendua për ato ndryshime…?
Pendesa është e mirë. I thonë një fjale, ‘më mirë vonë se kurrë’. Sigurisht opozita ka pjesën e saj të përgjegjësisë, por edhe maxhoranca ka pjesën e saj, sepse ndryshimet nuk mund të bëheshin dhe as nuk mund të bëhen pa konsensusin e të dyja palëve. Pra, duhet që të dyja palët të bien dakord, pra nuk mund të fajësosh vetëm njërën palë. Nuk mund të ndodhë si i thonë asaj fjalës : kur është djalë të na rrojë dhe kur është vajzë, të të rrojë. Në kuptimin figurativ kuptohet. Pra mendoj që ato ndryshime, në radhë të parë cenuan parimin e rëndësishëm në një shtet demokratik; cenuan ndarjen e pushteteve. E dyta, prekën mënyrën e zgjedhjes së Presidentit. Unë kam qenë dhe jam e do jem deri në fund që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli, për arsye sepse praktika deri tani tregon që Presidentin e kemi zgjedhur sipas pazareve të disa politikanëve. E treta ka të bëjë me kompetencat. Zgjedhja nga populli i jep më shumë autoritet Presidentit. Kjo lidhet direkt me mundësinë që arbitri të jetë i vendit. Tek ne krizat nuk janë veçori, ato për fat të keq po bëhen rregullsi. Po të shikosh, Kosova po e ndryshon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, edhe Sllovakia e ka ndryshuar. Vetëm një herë e zgjodhën ata Presidentin nga Parlamenti, e panë që kjo punë nuk shkonte e ndryshuan.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)