Kantrimen: Zgjedhjet, me te mirat e zhvilluara ne Shqiperi
Deklarata, mbreme ne Uashington, nga Zv/ndihmesSekretari i Shtetit, Kantrimen. Vleresime realiste procesit zgjedhor. Pohimi i z. Kantrimen: Keto ishin zgjedhjet me te pastra dhe me te drejta qe ka pare Shqiperia ne historine e saj. Vlereson se rregullat per numerimin e votave te hedhura gabim u bene pas dites se zgjedhjeve dhe baza ligjore e ketij vendimi nuk eshte e qarte. Shton se megjithese e kupton argumentin e KQZ-se, mendon se ky ai "mund dhe duhej te ishte bere para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevoje te hidhte hije mbi nje proces qe ishte shume pozitiv". Kurse thekson: "Dua te ve ne dukje se une nuk po them qe vendimi eshte i paligjshem. Une thjesht po them se baza ligjore nuk eshte e qarte per ne dhe duket se nuk eshte ne perputhje me praktikat e meparshme te komisioneve zgjedhore. Kritike e qarte ndaj kandidatit te PS, Edi Rama: "Nuk eshte e pergjegjshme te thuhet qe perpara, se rezultatet nuk do te pranohen, nese njeri prej kandidateve mbetet i pakenaqur. Dhe thirrja: Palet politike te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor"
Keto ishin zgjedhjet me te pastra dhe me te drejta qe ka pare Shqiperia ne historine e saj. Kritika e qarte ndaj kandidatit te PS, Edi Rama: Nuk eshte e pergjegjshme te thuhet qe perpara, se rezultatet nuk do te pranohen, nese njeri prej kandidateve mbetet i pakenaqur. Keto ishin dy mesazhet e forta qe u percollen mbreme ne nje interviste per Zerin e Amerikes nga Zv/ndihmesSekretari i Shtetit Tomas Kantrimen. Zyrtari i larte amerikan pershendeti procesin zgjedhor ne Shqiperi, megjithe mosmarreveshjet e fundit mbi numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara, vendim qe, sic tha ai, do ta marre Kolegji Zgjedhor. Kantrimen tha se perfundimi i ketyre zgjedhjeve do te percaktoje edhe perspektiven e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine Tomas Kantrimen vleresoi pjesemarrjen e larte ne zgjedhjet vendore ne Shqiperi, duke thene se kjo tregon interesin shqiptareve per te ardhmen e vendit dhe te demokracise.
"Dua te pershendes votuesit ne Shqiperi jo vetem per pjesemarrjen e larte, por edhe per nje proces paqesor votimi. Kjo, - tha zoti Kantrimen, - eshte fitore e madhe per popullin shqiptar".
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit tha se keto ishin zgjedhjet me te mira qe jane zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi:
"Mendoj se keto ishin zgjedhjet me te pastra dhe me te drejta qe ka pare Shqiperia ne historine e saj. Nuk dua te minimizoj problemet qe u shfaqen dhe qe vazhdojne te jene, por shoh shume shenja pozitive ne menyren si u zhvilluan keto zgjedhje."
Zoti Kantrimen tha se secila parti mund te nxjerre mesime nga kjo pervoje. "Dy partite e medha dolen me mire ne disa zona qe e prisnin dhe me keq ne disa te tjera. Kjo, me ben te arrij ne perfundimin se jeta politike ne Shqiperi eshte e balancuar mes dy forcave te fuqishme. Por ne te njejten kohe, kjo krijon detyrime per te dy palet per te bashkepunuar ne menyre te civilizuar, qofte permes debateve publike, parlamentit, apo per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kete e presin jo vetem populli shqiptar, por edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja."- tha zoti Kantrimen.
Per ceshtjen e debatueshme te votave te hedhura ne kutite e gabuara zoti Kantrimen tha:
"Ceshtja e votave te hedhura ne kuti te gabuara nuk u trajtua sic duhet. Ne thame qe ne fillim qe rregullat duhet te jene te qarta dhe duhen zbatuar ne menyre te drejte dhe transparente."
Rregullat per numerimin e votave te hedhura gabim u bene pas dites se zgjedhjeve dhe baza ligjore e ketij vendimi nuk eshte e qarte per ne, tha zoti Kantrimen. Ai shtoi se megjithese e kupton argumentin e KQZ-se, mendon se ky ai "mund dhe duhej te ishte bere para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevoje te hidhte hije mbi nje proces qe ishte shume pozitiv".
"Dua te ve ne dukje se une nuk po them qe vendimi eshte i paligjshem. Une thjesht po them se baza ligjore nuk eshte e qarte per ne dhe duket se nuk eshte ne perputhje me praktikat e meparshme te komisioneve zgjedhore."- tha zoti Kantrimen.
Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit Kantrimen tha se tani ceshtja duhet zgjidhur permes institucioneve kushtetuese. Pra, se pari me apelime ne KQZ dhe pastaj ne Kolegjin Zgjedhor. Ky proces duhet te vazhdoje punen ne menyre te pavarur dhe te dy palet duhet te premtojne se do ta respektojne rezultatin. Pyetjes nese kjo mosmarreveshje pret nje zgjidhje politike apo ligjore, zoti Kantrimen ju pergjigj:
"Kur flas per vendime konsensuale, dhe tani flas ne emer te Shteteve te Bashkuara, e kam fjalen per nje vendim qe duhet te ishte marre brenda KQZ-se para zgjedhjeve, ne lidhje me ate se cfare duhej bere per fletevotimet e hedhura ne kutite e gabuara, qe ka qene ceshtje e lindur qe ne votimet e meparshme. Tani kemi certifikimin e rezultateve te perkohshme nga KQZ-ja qe nuk u mor ne bazen e nje konsensusi, prandaj tani kjo eshte ceshtje ligjore qe i takon Kolegjit Zgjedhor ta vendose."
Ne presim, tha zoti Kantrimen, qe Kolegji Zgjedhor te marre nje vendim te bazuar ne ligj, pa presionin e asnje prej partive. Ky eshte detyrim ligjor, tha ai.
"Ne aspektin politik, ne presim qe te dy palet te shmangin kercenimet per demonstrata dhe dhune nese nuk u pelqejne rezultatet,"- tha zoti Kantimen.
Ai tha se nuk eshte e pergjegjshme te thuhet qe perpara, se rezultatet nuk do te pranohen, nese njeri prej kandidateve mbetet i pakenaqur. Ne presim tha zoti Kantrimen, qe palet te respektojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe te tregojne me shume bashkepunim ne te gjitha nivelet e pushtetit. Zoti Kantrimen shtoi se perspektiva e integrimit evropian te Shqiperise do te varet nga menyra e zgjidhjes se ketij procesi zgjedhor. Ky proces tha ai, duhet zgjidhur permes mekanizmave ligjore, me dinjitet dhe jo me dhune.