KQZ: Numerimi i votave, nje detyrim ligjor Rozeta Rapushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sqaroi dje se numerimi dhe vleresimi i cdo vote eshte nje detyrim ligjor i ketij institucioni. Zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli, hodhi poshte dje ne emer te KQZ-se, te gjitha pretendimet se procesi i vleresimit te votave dhe numerimit te tyre, eshte realizuar ne menyre selektive. Behet fjale per votat te cilat u vleresuan nga KQZ pasi ishin te sakta, por te hedhura ne kutine e gabuar dhe per rrjedhoje Komisionet Zonale te Administrimit te Votave, i kishin perfshire ne zarfin e fleteve te kontestuara. "Ne nje pjese te mediave eshte perhapur nje opinion se KQZ eshte treguar selektive ne perzgjedhjen e kutive me flete te kontestuara. Dua t'ju them, se ky pretendim eshte i genjeshtert, pasi KQZ shqyrton kutite nga kerkesat e KZAZ-ve dhe nga procesverbalet e tyre. Ky ishte nje proces gjitheperfshires. Ne jemi te vendosur te numerojme cdo vote. Transmetimi live eshte nje element i kesaj gjitheperfshirjeje", sqaroi dje zedhenesi i KQZ-se, Olli. Sipas tij, procesi i numerimit te kutive te kontestuara nuk ishte aspak selektiv, perkundrazi ai ishte gjitheperfshires dhe me qellimin e vetem te KQZ-se qe te numeronte cdo vote te hedhur ne kutine e gabuar, por te sakte. Olli theksoi me tej se KQZ-ja shqyrton cdo kerkese te ardhur mbi procesin zgjedhor dhe ka si qellim te vetem zbatimin e ligjit. "Pertej pretendimeve te genjeshterta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deklaron se numerimi i cdo vote, eshte nje detyrim ligjor te cilit KQZ i qendron me fanatizem",-theksoi Olli. Reagimi i ketij komisioni, erdhi menjehere pas akuzave dhe kritikave te shumta ndaj institucionit te KQZ-se per vleresimin dhe numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara. Vetem dy dite me pare, ky komision arriti qe te perfundoje vleresimin dhe numerimin e tyre duke shpallur fitues me 81 vota me shume, kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha, perballe kundershtarit, kandidatit te koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Edi Rama. Komisioni vleresoi votat te cilat ishin perfshire si vota te kontestuara nga KZAZ-te ne te gjithe Tiranen, duke luajtur keshtu rolin e nje KZAZ-je te madhe per kryeqytetin, me konkretisht per garen per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Nje KZAZ e cila nuk eshte e percaktuar ne Kodin Zgjedhor, te miratuar me konsensus ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009.
Te dhenat e KQZ-se
Vetem dy dite me pare, ne oren 23:00 te mbremjes, Lulzim Basha u shpall zyrtarisht fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne garen elektorale te 8 Majit, per postin e kryetarit te bashkise se Tiranes. Nga ky rezultat i arritur pas perfundimit te vleresimit te votave te sakta, por te hedhura ne kutine e gabuar, rezulton se Lulzim Basha eshte fitues me 81 vota me shume se kundershtari Edi Rama. Kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha ne perfundim te vleresimit te gjitha votave, rezulton fitues me 124.786 vota. Ndersa kandidati i koalicionit "Aleanca per te Ardhmen", Edi Rama me 124705 vota.