Vrasja e dyfishtë në Shijak, pranga autorit: I vrava gabimisht
DURRËS- Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë në orët e para të mëngjesit autorin e vrasjes së dyfishtë, të ndodhur mesnatën e së mërkurës në Shijak. Ai i zuri pritë mbëmjen e djeshme 4 të rinjve, duke qëlluar me breshëri automatiku makinën tip fuoristradë me të cilën ata udhëtonin.
Autori, 25 vjecari Emiliano Pema, i cili vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë ka deklaruar në polici se u ka zënë pritë personave të gabuar. Vrasësi deklaroi se makina me të cilën udhëtonin të rinjtë e ekzekutuar, ishte e njëjtë me atë të personave me të cilët ai kishte pasur një sherr të castit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 në vendin e quajtur "Katër Rrugët e Shijakut", ku gjetën vdekjen 2 të rinjtë 20-vjeçari Maringlen Abdullai dhe 23 vjeçari Blerim Kërtalli dhe u plagosën 29-vjeçari Altin Abdyli dhe 33-vjeçari Altin Ibrahimi.
(m.a/BalkanWeb)