Kantrimen i SHBA sot në Tiranë, anuloi vizitën në Prishtinë
TIRANE- Zëvendes ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Azinë dhe Europën, Tomas Kantrimen viziton sot Shqipërinë. Pasi anulloni viziten e tij të planifikuar për në Prishtinë për ditën e sotme, mësohet se zëvendes ndihmës sekretari amerikan po udhëton drejt Tiranës, ku në orën 14. 30 minuta pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit pranë kryeministrit.
Në axhendën e takimeve të tij në kuadër të vizitës do të jetë dhe ajo me presidentin Bamir Topi dhe kryetarin e PS-së Edi Rama.
Gjithashtu diplomati amerikan do të takohet dhe me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu si dhe ambasadorët e Bashkimit Europian dhe atë të OSBE.
Gjatë pasdites Kantrimen pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp. Përpara vizitës së tij, Countryman ka dhënë qëndrimin për ngjarjen e 21 janarit dhe situatën politike. Ai ka deklaruar se gjashtë gardistët e akuzuar për vrasjen e katër demonstruesve, duhet të merren në pyetje dhe se Prokurorja e Përgjithshme, shefi i shërbimit sekret apo presidenti i Republikës, kanë një punë të pavarur, jo politike, për të bërë dhe duhen lejuar që ta bëjnë atë”.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Arvizu hap prapa me deklaratën për korrupsionin