E Shtunë, 31 Tetor 2026

LEZHE/ Pranga grabitesit te baneses

LEZHE- Policia e Lezhes kreu dje ekzekutimin e urdhrit te Prokurorise se ketij rrethi per ndalimin e shtetasit Aleksander Paloka 24 vjec banues ne fshatin Zejmen. Sipas burimeve te policise Paloka u prangos pasi bazuar ne hetimet e Prokurorise dhe shenjave te gishtave rezultoi se ishte autor per ngjarjen e ndodhur me 21 janar te ketij viti ne lagjen Sera te fshatit Markatomaj. Mesohet se ne kete fshat eshte vjedhur me dhune banesa e shtetases me iniciale P.M. autor i se ciles pas hetimeve te kryera rezultoi te ishte 24-vjecari Paloka. Pas dyshimeve policia e kishte mbajtur ne survejim te riun derisa kreu edhe nderhyrjen per arrestimin e tij.                          r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›