Arvizu hap prapa me deklaratën për korrupsionin
TIRANE- Ambasada e SHBA në Tiranë dëshiroi të qartësojë deklaratat e bëra nga Ambasadori Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës që u transmetua të shtunën, datë 5 shkurt 2011.
Ambasada qarteson se ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu shprehu qëndrimin e tij në lidhje me intervistën e dhënë në VOA mbi problemet e korrupsionit. "Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha, "Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është vetëm një problem i qeverisë shqiptare është një element i përhapur i shoqërisë…".
"Siç Ambasadori Arvizu ka thënë më parë korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare, qeverisjen, biznesin, arsimin, hëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit", - thuhet në njoftimin e djeshem te ambasadës së SHBA në Tiranë.
Komenti i plote mbi korrupsionin i Arvizu
Gjate intervistës së tij për edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës që u transmetua të shtunën, datë 5 shkurt 2011, ambasadori Arvizu u pyet mbi korrupsionin ne Shqiperi, më tepër për korrupsionin, për shpërblimet e pamerituara që marrin njerëzit kur vijnë në pushtet.
Pergjigja e Arbizu: "Jam i kënaqur që e ngritët këtë çështje sepse dëshiroj ta bëj tepër të qartë mendimin tim. Korrupsioni është një problem tepër, tepër serioz në Shqipëri. Ai ka një efekt gërryes mbi shoqërinë dhe mbi rritjen ekonomike. Shqetësimi im më i madh është tek rinia në Shqipëri. Unë nuk kam shumë kohë në Shqipëri, por nga disa biseda që kam patur me të rinjtë jam dekurajuar sepse ndjej një farë cinizmi në rritje mes tyre, në kuptimin që njerëzit e kuptojnë korrupsionin si mënyrë jetese në Shqipëri. Kjo është shumë e rrezikshme. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë në qeveri apo në opozitë, duhet ta marrin këtë shumë seriozisht.
Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë. Megjithatë, çdo qeveri në fuqi, qoftë Partia Demokratike apo socialistët, pra çdo administratë, ka një detyrim për të marrë masa kundër korrupsionit. Shqetësimi im është se asnjëra palë nuk po bën sa duhet. Qeveria duhet të bëjë më shumë. Ajo duhet ta bëjë të qartë pa mëdyshje se kjo do të jetë një luftë e gjatë por se ajo është e angazhuar të marrë masa për ta çrrënjosur korrupsionin".
(d.b/BalkanWeb)