21 janari, Topi: Politika të heshtë të flasë Drejtësia!
TIRANE- Presidenti Bamir Topi në një fjalë drejtuar publikut, deklaron se institucionet e pavarura duhet të lihen të lira për të kryer punën e tyre për zbardhjen e 21 Janarit. Kreu i shtetti apeloi që politika të heshtë dhe t’ia lejë në dorë institucioneve të drejtësisë fjalën e fundit.
Duke marrë shkasë nga hetimet për 21 janarin, presidenti Topi shprehu shqetësimin e madh në emër të qytetarëve se kjo ngjarje vazhdon të mbetet e paqartë.
“Edhe pse kanë kaluar kaq ditë, 21 janari ka mbetur pa sqaruar , shqiptarët janë ende të paqartë. Fatkeqësisht, kur duhet të flasë vetëm drejtësia, beteja e gjatë politike që shkaktoi 21 janarit vazhdoj të shkaktojë fajtorë e akuzues, duke anashkaluar thelbin dhe duke penguar drejtësinë në të gjitha hapat e saj. Unë kam besim se drejtësia do të dijë të kapërcejë këtë krizë”, theksoi ai.
Sipas Topit, “nënshtrimi dhe frikësimi ndaj pushtetit të politikës do të ishte fatale për shtetin e së drejtës. Suksesi dhe përballja me politikën do të rimëkëmbë besimin e humbur. Fryma e ligjit dhe ligjet që burojnë nga Kushtetuta për institucionet e pavarura, varen vetëm nga Kuvendi”.
Sipas kreut të shtetit, ndërgjegjja dhe përgjegjësia e shoqërisë shqiptare kanë arritur në një stad për të kuptuar mendësinë e pushtetit politik që nënkupton tkurrjen e institucioneve. “Në një shtet demokratik, pavarësia e institucioneve përbën shpirtin e demokracisë. Unë flas dhe duhet të flas në emër të qytetarëve dhe jo në emër të partive. Presidenti përfaqëson interesat e të gjithë shtetasve. Unë mbetem zëdhënësi i atyre që janë të pa kënaqur nga kjo politikë, pavarësisht se mund të kenë votuar”, shtoi ai.
I pyetur mbi akuzat e kryeministrit për mos komunikim për ngjarjen, presidenti tha se kishte komunikuar institucionalisht. Për këtë arsye, ai kujtoi një deklaratë të 20 janarit drejtuar politikës ku bënte thirrje që partitë të qetësonin demonstruesit dhe shteti të vendose rendin publik.
TOPI: DOSJA GËRDECI, PARALAJMËROVA LOJËN E AVOKATËVE, DUHEN REFORMAT
Presidenti Topi reagoi dhe ndaj procesit gjyqësor të tragjedisë së “Gërdecit”, dhe lirimit nga qelia të 4 të pandehurve kryesore, duke u vendosur në “masë arresti shtëpi”.
“E drejta dhe vetëm e drejta do të dalë dhe kjo duhet të jetë garanci për cdo qytetar
Qoftë për viktimat qoftë për familjarët. Qoftë dhe për të ndarë të vërtetën nga e pavërteta, sistemi i drejtësisë ka sfidën e madhe të vendoset në ballë të kësaj rruge e cila në shumë momente, me të drejtë, shihet me dyshim nga qytetarët.
Topi deklaroi se kishte paralajmëruar për dosjen Gërdeci gjatë vizitës së tij në Pogradec madje kishte ngritur dhe një grup të posacëm për verifikimin e aspekteve procedurale. “Keni parë lojën e avokatëve. Ju vetë i keni pasqyruar në media”- tha presidenti. “Është shumë e rëndësishme që drejtësia të reflektojë”- nënvizoi presidenti duke shtuar se “defektet e një politike jo bashkëpunuese kanë bërë që shumë reforma në fushën e drejtësisë të mbesin të parealizuara duke krijuar vakum”
“I bëj thirrje partive politke të rregullojnë bashkëpunimin, të reformojnë sistemin e drejtësisë për të rritur standardet në drejtësi”-
TOPI: ME 21 JANAR ISHA NE TIRANE
Pyetjes së gazetarëve se ku kishte qenë gjatë ditës së 21 janarit presidenti i përgjigj:
“Presidenti jeton në Tiranë... jeta ime është koncentruar nga zyra e shtetit në zyrën time në shtëpi. Uroj që dhe të tjerët qoftë përfaqësues të institucioneve dhe të medias të kenë sensisn e realitetit.
TOPI: ZGJEDHJET E PARAKOHSHME, S’BËHEM PJESE E PARTIVE
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme presidenti tha “ Nuk futem dhe nuk bëhem pjesë e partive politike, Mesazhi im konstat është: rikthimi i dialogut.”
(d.b/s.g/BalkanWeb)