E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen ne Tirane per te treten here per krizen

Ndërkombëtarët intensifikojnë praninë me afrimin e zgjedhjeve të 8 majit. Dy ditë pas vizitës blic të negociatorit europian, komisioneri për zgjerimin e BE-se Stefan Fyle, vjen në tiranë për herë të 3 negociatori i shteteve të bashkuara për zgjidhjen e krizës. Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen do të zhvillojë pasditen e së premtes raundin e 3 të bisedimeve me drejtuesit politikë shqiptarë me shpresën për një zgjidhje konsensuale të ngërcit politik dy vjeçar.
Pjesë e axhendës së zyrtarit të lartë amerikan  janë takimet me presidentin Topi, kryeministrin Berisha, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Haxhinasto.

Vizita e tij përkon me një tjetër zhvillim të rëndësishëm politik në Tiranë, mbledhjen për herë të tretë të tryezës së partive. Kjo e fundit do të realizohet vetëm pak orë para mbërritjes së kantrimen  dhe sipas sinjaleve të lëshuara nga PD dhe PS do të konkretizohet me një marrëveshje konsensuale për zgjedhjet.

Zyrtari i Washingtonit rikthehet në kryeqytet në një moment kur ndërkombëtarët kanë vendosur theksin tek  zgjedhjet të cilat duhet të jenë demokratike, transparente dhe më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

Një ditë më parë pas takimeve politike në Tiranë, komisioneri për zgjerimin e BE-se Stefan Fyle përcolli mesazhin e qartë se vendi rrezikon integrimin nëse nuk zgjidhet kriza politike .

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e enjte , 31 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›