Kapet 22-vjeçari, i shpallur në kërkim për vrasje në tentativë

Policia e Shkodrës, në saje të një pune hetimore ka bërë të mundur prangosjen e shtetasit Nikë Selimi, 22 vjeç, banues në Dobraç, Komuna Rrethina Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas, ka qenë person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, pasi në fshatin Dobraç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Denis A, 23 vjeç, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur.
Kapja e shtetasit Nikë Selimi, u bë i mundur në afërsi të zonës së tij të banimit, si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara nga shërbimet policore.
Materialet ne ngarkim të tij, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Shkodër, për veprat penale të "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve luftarake".